• e enjte, 04 korrik 2024

Filipçe e mori funksionin e kryetarit të LSDM-së, paralajmëroi proces të reformave dhe bashkimit

Filipçe e mori funksionin e kryetarit të LSDM-së, paralajmëroi proces të reformave dhe bashkimit

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Venko Filipçe e mori funksionin e kryetarit të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) nga paraardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski sot në selinë e partisë.

LSDM informoi se Kovaçevski ia ka uruar zgjedhjen dhe i ka dëshiruar "sukses të mëtutjeshëm në punë dhe ndërtim të sërishëm të LSDM-së fituese".

Filipçe u falënderua për urimet dhe për angazhimin e Kovaçevskit gjatë viteve të kaluara si kryetar i partisë dhe si kryetar i Qeverisë.

Siç kumtuan nga partia, kryetari i sapozgjehdur theksoi se "pason periudha e punës së shumtë, bashkimit dhe reformës së LSDM-së".

"Procesi nuk do të jetë as i shpejtë as i lehtë, por përveç ndryshimeve themlore, nuk ekziston mënyrë tjetër për ta kthyer besimin tek anëtarët, në mënyrë që gradualisht të mund ta fitojmë edhe besimin e qytetarëve. Do të udhëheq me shembuj, do të bashkoj dhe do të punoj siç premtova, siç u obligova para anëtarëve. Secili zë do të dëgjihet. Me komunikim të shpeshtë dhe të hapur me anëtarësinë do të krijojmë energji të re të partisë të cilën do ta transformojmë në një organkzatë efikase. LSDM do të kthehet më e fuqishme he do të vazhdojë të jetë motor i përparimit shoqëror", tha Filipçe.

Qendra për komunikim me opinionin e LSDM-së në kumtesë thekson se ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe "fitoi bindshëm në zgjedhjet e drejtpërdrejta brendapartiake me mbi 9000 vota të fituara nga anëtarët  partisë".

"LSDM është partia e vetme në vend me aq kapacitet të lartë demokratik e ila kryetarin e zgjedhë në zgjedhje të drejtpërdrejta, brendapartiake", qëndron në kumtesën e partisë. ab/

Foto: LSDM 

QËNDRONI TË LIDHUR