Erdogan: Turqia ka rol kryesor në rendin e ri botëror
- Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij "ka rol udhëheqës në rendin e ri botëror", duke komentuar zhvillimet në politikën globale në javët e fundit të takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, publikoi gazeta "Jeni Shafak".
- Post By Fami Bajrami
- 15:50, 9 prill, 2025

Ankara, 9 prill 2025 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se vendi i tij "ka rol udhëheqës në rendin e ri botëror", duke komentuar zhvillimet në politikën globale në javët e fundit të takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, publikoi gazeta "Jeni Shafak".
"Të gjithë aktorët në politikën ndërkombëtare kanë filluar të kërkojnë mundësi të reja. Është e qartë se luftërat tregtare do të kenë efektin e tyre. Nuk do të ishte e tepruar të thuhet se po vjen një kohë dhune, e cila do të prekë të gjithë, pa dallim sa është e madhe apo e vogël", tha Erdogan, duke shtuar se "Turqia, e cila shkëlqen si yll udhëzues, është ndër vendet të cilat orientohen më së miri në situatën aktuale".
"Turqia është vend i aftë. Bota veçmë e ka pranuar Turqinë e re, madje edhe vendet perëndimore e kanë pranuar, por partia kryesore opozitare në vendin tonë nuk pranon ta bëjë këtë", shtoi Erdogan, duke kritikuar opozitën se "nuk e kupton dhe nuk mund të orientohet në situatën aktuale".
"Duke vëzhguar gjendjen e Partisë Republikane Popullore, na vjen keq për vendin tonë. Ata kurrë nuk e kanë njohur popullin e tyre dhe kam frikë se asnjëherë nuk do ta bëjnë këtë", shtoi Erdogan. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s