• e premte, 05 dhjetor 2025

Trampi kërkon nga prodhuesit e medikamenteve t'i ulin vullnetarisht çmimet në SHBA

Trampi kërkon nga prodhuesit e medikamenteve t'i ulin vullnetarisht çmimet në SHBA

Uashington, 12 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot nënshkroi urdhër me të cilin u kërkon prodhuesve të medikamenteve t'i ulin vullnetarisht çmimet e medikamenteve kryesore në SHBA.

Në urdhër nuk theksohet ndonjë autoritet të dukshëm ligjor për të vendosur çmime më të ulëta, raportoi "Njujork tajms".

Në vendim, gjithashtu, theksohet se administrata do të shqyrtojë ndërmarrjen e veprimeve rregullatore ose importimin e medikamenteve nga vende të tjera nëse prodhuesit e medikamenteve nuk i përmbahen kërkesës së presidentit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR