El Sisi: Të miratohet një plan për rindërtimin e Gazës pa shpërnguljen e palestinezëve
- Presidenti egjiptian Abdel Fatah el Sisi sot i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar në Madrid të miratojë një plan për rindërtimin e Gazës së shkatërruar nga lufta pa shpërnguljen e palestinezëve, pasi presidenti amerikan Donald Tramp i hidhëroi arabët me vizionin e tij për enklavën.
- Post By Sara Ademi
- 15:28, 19 shkurt, 2025

Madrid, 19 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti egjiptian Abdel Fatah el Sisi sot i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar në Madrid të miratojë një plan për rindërtimin e Gazës së shkatërruar nga lufta pa shpërnguljen e palestinezëve, pasi presidenti amerikan Donald Tramp i hidhëroi arabët me vizionin e tij për enklavën.
"Theksuam sa është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të miratojë një plan për rindërtimin e Rripit të Gazës pa shpërnguljen e palestinezëve-përsëris, pa shpërnguljen e palestinezëve nga vendi i tyre", tha El Sisi në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin spajoll Pedro Sançez në Madrid.
Ai shtoi se Agjencia e KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinez (UNRVA) është e domosdoshme për palestinezët. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s