• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dy anije me emigrantë përmbysen pranë Madagaskarit, 25 të vdekur

Dy anije me emigrantë përmbysen pranë Madagaskarit, 25 të vdekur

 Antananarivo, 25 nëntor 2024 (MIA) - Dy anije me emigrantë u përmbysën në Oqeanin Indian pranë Madagaskarit dhe numri i të vdekurve është rritur në 25, njoftuan sot autoritetet lokale.

Gjithsej 48 persona u shpëtuan nga ujërat në veri të Madagaskarit, ndërsa personat zyrtarë  thonë se emigrantët kishin qenë në det për gati një muaj duke shpresuar të arrinin në territorin francez të Majot. 

 Më 2 nëntor, anijet janë larguar nga plazhi pranë kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, me 73 persona në bord. Majoti është rreth 1.600 kilometra nga Mogadishu.

 Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar përmbysjen e anijeve, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Madagaskarit ka kërkuar ndihmë nga Organizata Ndërkombëtare  për Migracionin (IOM) e KB-së.

 Çdo vit, shumë të rinj somalezë nisin udhëtime të rrezikshme në kërkim të një jete më të mirë jashtë vendit.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR