• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ceremonia dhe varrimi i Navalhit do të mbahen të premten në Moskë

Ceremonia dhe varrimi i Navalhit do të mbahen të premten në Moskë

Moskë, 28 shkurt 2024 (MIA) - Varrimi  i Aleksej Navalnit do të mbahet të premten në Moskë, deklaroi zëdhënësja e tij, Kira Jarmush, pas një kërkese për një vend ku admiruesit e tij mund t'i thonë lamtumirë disidentit 47 vjeçar, i cili vdiq në një koloni ndëshkimore  siberiane më 16 shkurt.

Jarmushi në platformën X  publikoi se shërbimi i varrimit do të mbahej në "Kishën e Ikonës së Nënës së Zotit" në lagjen Marzhino të Moskës dhe u bëri thirrje njerëzve të mblidhen atje.

Navalni më pas do të varroset në varrezat  Borisov.

Mbështetësit e Navalnit fajësojnë presidentin Vladimir Putin për vrasjen e tij, pasi ai nuk mund ta imagjinonte se do të lirohej në një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve.

Kremlini ka mohuar përfshirjen e shtetit në vdekjen e tij dhe, gjithashtu, pretendon se ata nuk ishin në dijeni të ndonjë marrëveshjeje për lirimin e Navalnit.

 Në certifikatën e tij të vdekjes thuhet se ai ka vdekur për shkaqe natyrore.

Katër ditë më parë, 12 ditë pas vdekjes së tij, trupi i Aleksej Navalni më në fund iu dorëzua nënës së tij Ludmila.

 Një ditë më parë ajo tha për mediat se autoritetet ruse i dhanë një ultimatum brenda pak orësh për ta varrosur të birin fshehurazi mes familjes, përndryshe do ta varrosnin në koloninë ku vdiq.

Kremlini i quajti deklaratat e saj "absurde".

Zëdhënësja e liderit të ndjerë të opozitës dje deklaroi se ekipi i tij kishte vështirësi për të gjetur një ndërmarrje  funerali, ndërsa gjithashtu tha se disa refuzuan të mbanin ceremoninë kur morën vesh se  për kë bëhet fjalë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR