• e hënë, 23 dhjetor 2024

Buxheti i Trampit për fushatën pas janarit akoma më shumë ngecë prapa Bajdenit

Buxheti i Trampit për fushatën pas janarit akoma më shumë ngecë prapa Bajdenit

Uashington, 21 shkurt 2024 (MIA) - Shtabi zgjedhor i ish-presidentit amerikan, Donald Tramp kumtoi se kanë mbledhur 8,8 milionë dollarë në janar, ndërsa kanë shpenzuar mbi 11 milionë dollarë.

"Donald Tramp financiarisht ngecë prapa Xho Bajdenit, sepse ka shpenzuar më shumë për reklama dhe shpenzime të tjera se sa që ka grumbulluar nga donatorët", tregojnë dokumentet e publikuara të martën.

Trampi kishte diç më shumë se 30 milionë dollarë në fund të muajit të kaluar pas zgjehdjeve të suksesshme preliminare republikane në Ajova dhe Nju Hempshir, që është më pak se 33 milionë dollarë që i kishte një muaj më parë, kumtoi shtabi i tij zgjedhor në parashtresat drejtuar Komisionit zgjedhor federal.

Bajden janarin e përfundoi me 56 milionë dollarë përkundër 46 milionë dollarëve në dhjetor të vitit të kaluar.

Trampi edhe më parë tregoi se mund të fitojë në zgjedhje edhe kur rivalët e tij shpenzojnë më shumë se ai, siç ishte rasti me Hillari Klintonin në vitin 2016.

Sipas anketave nacionale, Tramp dhe Bajden janë në garë të ngushtë dhe priten zgjedhje të paqarta në nëntor. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR