• e premte, 05 dhjetor 2025

Lufta tregtare e Trampit me Kinën ul qarkullimin e porteve amerikane dhe transportuesve ajror

Lufta tregtare e Trampit me Kinën ul qarkullimin e porteve amerikane dhe transportuesve ajror

Uashington, 28 prill 2025 (MIA) - Konflikti tregtar midis administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe Kinës ul qarkullimin me mallra në portet amerikane dhe ndikon në ekonominë amerikane, njoftoi mbrëmë "Fajnenshëll tajms".

Sipas edicionit, operatorët e porteve të kontejnerëve dhe menaxherët për transport ajror shënojnë kryesisht ulje të dërgesave nga Kina. Numri i dërgesave bie ndërsa importuesit anulojnë dërgesat me shpresën e një marrëveshjeje ndërmjet Pekinit dhe Uashingtonit.

Pas vendosjes së tarifave prej 145 përqind për importet e mallrave kineze, kompanitë e logjistikës po raportojnë një rënie të ndjeshme të kërkesës për kontejnerë. Porti i Los Anxhelosit pret që dërgesat në javën e parë të majit të bien me një të tretën krahasuar me vitin e kaluar. Transportuesit ajrorë po përjetojnë gjithashtu një rënie të ngjashme, dhe sipas Vizion, porositë për kontejnerë standardë nga Kina kanë rënë për 45 përqind.

Xhon Denton, sekretar i përgjithshëm i Odës tregtare ndërkombëtare, tha se ndërprerjet tregtare detyrojnë tregtarët të anulojnë vendimmarrjet duke pritur uljen e tarifave. Ai paralajmëroi se për shkak të këtyre tarifave, qasja në tregun amerikan mund të bëhet më e shtrenjta që nga vitet e 1930-ta deri më tani.

Në fillim të prillit, Trampi paralajmëroi vendosje të tarifave universale dhe individuale për importet nga 185 shtete dhe territore. Tarifat universale prej 10 për qind hynë në fuqi më 5 prill, ndërsa ato individuale më 9 prill. Një pjesë e tarifave plotësuese janë ngrirë për 90 ditë për shkak të negociatave tregtare në vazhdim.

Kina më 12 prill u përgjigj për tarifat e rritura të importit të mallrave amerikan deri në 125 për qind. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR