Pistorius: Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën pa marrë parasysh atë nëse SHBA-ja do të sigurojë ndihmë
- Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me qeverinë e saj të re, pa marrë parasysh atë nëse SHBA-ja do të sigurojë ndihmë apo jo, sepse kjo përputhet me interesat nacionale të Gjermanisë, deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius për televizionin ARD, cituar nga Ukrinform.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:15, 28 prill, 2025
Berlin, 28 prill 2025 (MIA) - Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën me qeverinë e saj të re, pa marrë parasysh atë nëse SHBA-ja do të sigurojë ndihmë apo jo, sepse kjo përputhet me interesat nacionale të Gjermanisë, deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius për televizionin ARD, cituar nga Ukrinform.
"Nëse bie Ukraina, nëse Putini e fiton këtë luftë me okupimin e Ukrainës, kjo do të paraqesë kanosje maksimale për NATO-n, si dhe për vendet fqinje të NATO-s si Gjeorgjinë dhe Moldavinë. Ky nuk është vetëm solidaritet me Ukrainën, por po bëhet fjalë për sigurinë dhe paqen tonë në Evropë", tha Pistorius.
Si përgjigje në pyetjen për mundësinë për sigurim të raketave me rreze të gjatë veprimi për Kievin, siç propozoi paraprakisht kancelari i ardhshëm Fridrih Merc, Pistorius qartë bëri me dije se vendimi i tillë me siguri nuk do të sillet.
"Tashmë thamë gjithçka për 'Taurus'-in: kjo nuk do ta përfundojë luftën", tha Pistorius.
Sipas tij, sigurimi i informatave zbuluese është më i domosdoshëm.
Pistorius, gjithashtu, tha se sipas tij, kërkesat e Trampit për lëshime territoriale nga Ukraina shkojnë shumë më larg dhe de fakto paraqesin kapitulim.
"Ukraina mund ta arrijë këtë vetëm nëse do të kapitulonte para një viti", sqaroi Pistorius. ab/
Foto: ЕPА