• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bujqit belgë bllokuan Brukselin

Bujqit belgë bllokuan Brukselin

Bruksel, 26 shkurt 2024 (MIA) - Disa qindra bujq belgë me traktorët e tyre nga mëngjesi  i bllokuan rrugët në të a.q. "qarku evropian" në Bruksel,  ku ndodhen institucionet e BE-së, duke shkaktuar probleme dhe ngecje në komunikacion, ndërsa një pjesë e tyre zunë sheshin qendror të Brukselit, Gran Plaz.

Protestën e organizojnë shoqatat bujqësore nga Belgjika jugore, të cilët njoftuan se tubimi kryesor do të mbahet në sheshin Shuman, afër ndërtesave të institucioneve të BE-së, ku në të njëjtën kohë mbahet mbledhja e Këshillit ministror për bujqësi dhe peshkim të BE-së në të cilën tema kryesore është "nevoja e përgjigjes urgjente dhe sistematike të gjendjeve aktuale në sektorin bujqësor".

Zëdhënësja e policisë belge Ilze van de Kere për "Bruksel Tajms" deklaroi se rrugët në "qarkun evropian" tashmë janë bllokuar me rreth 300 traktorë, ndërsa numri më i madh i automjeteve bujqësore janë "parkuar" edhe në bulevardin kryesor që çon drejt sheshit Shuman.

"Disa grupe tjera traktorësh janë rrugës", tha Van de Kere.

Siaps saj, janë regjistruar edhe disa bomba gome të hedhura, por gjendja është e qetë dhe nuk ka kurrfarë probleme ose incidente, përveçse është e zhurmshme sepse bujqit po i bien borive të traktorëve të tyre.

"Sistemojmë disa policë në "qarkun evropian" në pikat kritike dhe në hyrjet e qytetit për të siguruar që gjithçka të jetë e qetë", shtoi Van de Kere.

Nga ora 6 e mëngjesit të sotëm mbyllen për qarkullim rrugët hyrëse në "Qarkun evropian" dhe katër tunelet që të çojnë në qendër të Brukselit.

Policia paralajmëroi mbrëmë se bllokadat mund të zgjasin deri në orët e vona të pasdites dhe këshilloi banorët e Brukselit që të mos i drejtojnë automjetet e tyre në drejtim të "Qarkut Evropian" të qytetit dhe në vend të tyre të përdorin transportin publik.

Qëllimi i protestës së sotme, siç njoftuan organizatorët, është të shprehet pakënaqësia e "rregullave të ashpra evropiane për mjedisin jetësor, rënien e të ardhruave dhe vendimet e fundit të Komisionit Evropian", të cilat u miratuan si përgjigje e protestave bujqësore në Bruksel të mbajtura më 1 shkurt.

Në përgjigje të protestave të bujqve, Komisioni Evropian propozoi derogime nga rregulli i futur si pjesë e masave për të reduktuar ndikimin e dëmshëm të bujqësisë ndaj mjedisit dhe klimës, i cili kërkon që katër për qind e tokës së punueshme në fermat më të mëdha se 10 hektarë të jetë mbjellë me bar, gardhe ose drunj, si dhe kufizime në importin e shpendëve, vezëve dhe sheqerit nga Ukraina.

Por bujqit kërkojnë edhe ngrirjen e dispozitave të marrëveshjeve të tregtisë së lirë të BE-së me vendet e treta në fushën e importit të produkteve bujqësore, duke ndërprerë negociatat për lidhjen e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Unionit dhe vendeve të Tregut të përbashkët  jugoamerikan (Merkosur) - Argjentinë, Brazil, Paraguaj dhe Uruguai, si dhe vendosjen e një "politike të fortë të përbashkët bujqësore të bllokut që synon mbështetjen e bujqësisë".

Во Брисел речиси 1.000 земјоделци на трактори блокираа неколку централни улици, особено во близина на европскиот кварт, каде се очекува лидерите на Европската унија да присуствуваат на вонред

Sipas bujqve, marrëveshja me Merkosur, e cila është ndër pikat e diskutimit në takimin e sotëm të ministrave të bujqësisë dhe peshkimit të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, do të lejojë hyrjen e produkteve bujqësore të lira në tregun e Unionit në dëm të bujqve evropianë, prandaj kërkojnë edhe ndërprerjen e negociatave për lidhjen e saj.

Shoqatat bujqësore theksojnë se kjo marrëveshje do të jetë "shkatërruese për bujqit e Evropës perëndimore, të cilët me vite të tëra bëjnë përpjekje të mëdha për prodhimin e ushqimit ekologjik, të qëndrueshëm dhe të sigurt", sepse do t'i vë nën presion që prodhimet e tyre t'i ofrojnë për çmime më të ulëta.

Organizatorët e protestës së sotme kërkojnë që bujqve t'u garantohen çmime të drejta dhe të qëndrueshme, të lehtësohen masat për standardet e gjelbra, në radhë të parë me plehrat azotike, si dhe mbështetje për zbatimin e praktikave agro-ekologjike, duke vënë në dukje se këto çështje nuk mbulohen nga propozimet e Komisionit Evropian të shpallura pas protestës së mëparshme bujqësore në Bruksel, kur bujqit, kryesisht nga Belgjika, por edhe nga disa vende të tjera evropiane, bllokuan qytetin me mbi 1000 traktorë.

Стотици земјоделци незадоволни од владиниот план со кој се предвидува намалување на дозволеното ниво на азот при ѓубрење, денеска со своите трактори тргнаа кон Брисел, блокирајќи го сообраќај

Në suaza të BE-së me bujqësi merren rreth 10 milionë persona, për mbështetjen e të cilëve nga Korniza buxhetore shumëvjeçare e BE-së për periudhën e viteve 2021-2027 janë parashikuar 286,6 miliardë euro, që paraqet një të tretën e vlerës së përgjithshme të Buxhetit evropian. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s/ENR-Belga

QËNDRONI TË LIDHUR