• e diel, 22 dhjetor 2024

Borell shpreson se së shpejti do të arrihet një armëpushim në Gazë

Borell shpreson se së shpejti do të arrihet një armëpushim në Gazë

Madrid, 14 mars 2024 (MIA) - Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Zhozep Borell, sot ka shprehur shpresën se së shpejti mund të arrihet një armëpushim në konfliktin aktual në Gazë.

"Ka negociata që janë ende në vazhdim dhe ne të gjithë shpresojmë që një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim," deklaroi ai për radion publike spanjolle RNE.

Lidhur me bisedën e tij me Sekretarin shtetëror amerikan Entoni Blinken gjatë vizitës së djeshme në Uashington, Borell tha se SHBA po këmbëngul në lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë nga Hamasi për ta bërë armëpushimin e përhershëm.

Në lidhje me përpjekjet e vazhdueshme për dërgimin e më shumë ndihmave humanitare në Gazë, ai tha: “Para luftës, 500 kamionë në ditë hynin, nëse nuk ka alternativë tjetër, më mirë nga deti se sa asgjë. Por le të jemi realistë, një kolonë prej 500 kamionësh nuk është zëvendësim me hedhjen e ushqimit me parashutë."

Më shumë se 31.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gazë, ndërsa mbi 73.000 janë plagosur në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite.

Ofensiva izraelite, e cila pasoi pas sulmit  të Hamasit në Izrael ku mbetën të vrarë 1200 njerëz dhe mori pengje, detyroi 85 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendoseshin brenda vendit. Përveç sulmeve të ushtrisë izraelite, popullsia atje përballet me kushte të pamundura për shkak të bllokadës së ndihmave në ushqim, ujë të pastër dhe ilaçe, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalonte sulmet dhe të merrte masa për të garantuar ndihmën humanitare për civilët në Gazl. ls/

foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR