• e enjte, 04 dhjetor 2025

Bisedë telefonike Zelenski-Tramp

Bisedë telefonike Zelenski-Tramp

 Kiev, 11 tetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenskyy  sot ka pasur një bisedë telefonike "shumë pozitive dhe produktive" me presidentin amerikan Donald Tramp.

 "Urova presidentin Donald Tramp për suksesin e tij dhe marrëveshjen për Lindjen e Mesme që ai arriti të sigurojë, e cila është një arritje e jashtëzakonshme. Nëse lufta mund të ndalet në një rajon, atëherë me siguri edhe luftërat e tjera mund të ndalen - përfshirë luftën ruse", ka shkruar Zelenski në rrjetet sociale.

 Ai e ka informoi Trampin për sulmet e Rusisë ndaj sistemit energjetik të Ukrainës dhe shtoi se e vlerëson gatishmërinë e tij për të mbështetur Kievin.

 "Biseduam për mundësitë e forcimit të mbrojtjes sonë ajrore, si dhe marrëveshjet konkrete mbi të cilat po punojmë për ta siguruar këtë. Ekzistojnë opsione të mira dhe ide solide se si të na forcojnë vërtet. Nevojitet gatishmëri nga pala ruse për t'u angazhuar në diplomaci të vërtetë - kjo mund të arrihet përmes forcës", ka shkruar Zelenski dhe falënderoi Trampin.

 Foto: Zelenski në Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR