BDI: Izeti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit
- Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, në një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, të njëjtit kanë marrë rolin e "mashës" së Mickoskit kundër gjithçkaje që është shqiptare.
- Post By Besnik Shuki
- 13:29, 3 maj, 2024
![BDI: Izeti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit](https://mia.mk/images/20240503132942_big_730x400_51.webp )
Shkup, 3 maj 2024
Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, në një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, të njëjtit kanë marrë rolin e "mashës" së Mickoskit kundër gjithçkaje që është shqiptare.
Hiç më larg se sot, humbësi i zgjedhjeve të 24 prillit, Izeti dhe partnerët e tij, marrin guximin dhe kërcënojnë shqiptarët dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke tentuar të ndjellin frikë dhe pasiguri në prag të 8 majit, njëjtë sikurse po vepron Siljanovska dhe Mickoski.
BDI dhe Fronti Europian shpreh shqetësimin për fjalorin e pistë të Izetit dhe opozitës shqiptare, ndërsa fton qytetarët të mos bien pre e agjendave të errëta dhe destabilizuese me qendër në Beograd dhe Moskë.
I bëjmë me dije Izetit dhe tellallëve të tij se Maqedonia e Veriut është tashmë anëtare e plotë e NATO-s dhe shumë shpejtë anëtare edhe e Bashkimit Evropian.
Rruga e trasuar dhe institucionet demokratike nuk mund të rrënohen me kërcënime policore, ndërsa këtë më së miri do ta kuptoni më 8 maj, kur Fronti Europian do të arrijë +20 deputetë.
Me këtë rast, u bëjmë thirrje qytetarëve që më 8 maj, në mënyrë masovike ta rrethojmë numrin 4 dhe ta pengojmë rikthimin e shtetit policor dhe njëkohësisht ta vulosim fitoren e thellë historike të BDI-së dhe Frontit Europian.
Bashkimi Demokratik për Integrim
__________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.