BDI: Çfarë hipokrizie: Izeti Mexhiti flet për 'thyerjen e mitit të BDI-së'"
- Izeti Mexhiti, një individ që për dy dekada ka mbajtur pozitat më të larta në Bashkimin Demokratik për Integrim, sot, në mënyrë hipokrite, flet për "thyerjen e mitit të BDI-së".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:45, 5 dhjetor, 2024
Shkup, 5 dhjetor 2024
Izeti Mexhiti, një individ që për dy dekada ka mbajtur pozitat më të larta në Bashkimin Demokratik për Integrim, sot, në mënyrë hipokrite, flet për "thyerjen e mitit të BDI-së".
Për dy dekada, Mexhiti shfrytëzoi pozitat që i dha BDI – si nënkryetar i partisë, kryetar i degës së Çairit dhe tre mandate si kryetar komune – për të realizuar interesat e tij personale dhe të klanit të tij familjar.
Por njerëzit nuk janë naivë. Shqiptarët e dinë mirë se Mexhiti është simbol i korrupsionit, nepotizmit dhe keqqeverisjes. Ai është fytyra e asaj që pengoi zhvillimin dhe përparimin e shqiptarëve në Çair dhe më gjerë. Tani, me fjalët e tij boshe për "thyerje mitesh", ai përpiqet thjesht të fshehë paaftësinë dhe dështimin e tij për t'iu përshtatur standardeve të reja të llogaridhënies.
Ai nuk ka asnjë të drejtë morale të flasë për këtë. Revolti i tij ishte vetëm paknaqësia pse ai nuk mundeshte të jetë pjesë e qeverisë së BDI-së dhe arsyeja është e qartë: ai nuk mundi të kalonte testin e integritetit dhe transparencës që BDI dhe procesin e gjerë të vetting-ut kundër korrupsionit që kërkojhet nga çdo përfaqësues i partisë dhe qytetarëve.
Izeti Mexhiti nuk e ruajti dot pozicionin e tij, jo sepse BDI është "mit", por sepse veprimet dhe mënyra e tij e punës nuk përputheshin me standardet e reja të transparencës dhe përgjegjshmërisë.
Pikërisht për këtë arsye ai vendosi të largohej nga partia dhe të krijonte të tijën, me të vetmin qëllim – të hynte në qeveri me çdo kusht, pavarësisht mungesës së legjitimitetit.
BDI mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të transparencës, antikorrupsionit dhe përgjegjshmërisë.
Qytetarët meritojnë politikanë që përfaqësojnë interesat e tyre, jo agjenda personale. Shqiptarët nuk do të mashtrohen nga politikanë si Izeti Mexhiti, i cili ndërtoi karrierën e tij mbi abuzime dhe manipulime, dhe tani përpiqet të fajësojë partinë për gabimet e tij.
Koha e Izeti Mexhitit ka mbaruar, dhe e ardhmja e shqiptarëve qëndron te politikat e bazuara në ndershmëri dhe vlera të vërteta.
BDI
Foto: Arkivi i MIA-s
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.