Barcelona e fitoi Atletiko Madridin dhe u kualifikua në finalen e Kupës së Mbretit
- Barcelona mbrëmë si mysafir me rezultatin 1:0 e fitoi Atletiko Madridin në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës.

Madrid, 3 prill 2025 (MIA) - Barcelona mbrëmë si mysafir me rezultatin 1:0 e fitoi Atletiko Madridin në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Spanjës.
Golin e vetëm e shënoi Feran Tores në minutën e 27-të pas asistimit të Lamin Jamal.
Ndeshja e parë përfundoi baraz (4:4), kështu që Barcelona u kualifikua në finale.
Për trofeun skuadra katalane do të garojë me Real Madridin, i cili në gjysmëfinale ishte më i suksesshëm se Real Sosiedad. ls/
Foto: EPA