Napoli fillon bisedimet për Kulushevskin
- Napoli ka filluar bisedimet për nënshkrimin e lojtarit anësor të Totenhemit, Dejan Kulushevski, bën të ditur "AreaNapoli". Detyrën e ka marrë drejtori sportiv i napolitanëve, Xhovani Mana i cili tashmë ka vendosur negociata me shefat e londinezëve dhe po tenton të arrijë marrëveshje.
- Post By Fami Bajrami
- 11:06, 11 prill, 2025

Napoli, 11 prill 2025 (MIA) - Napoli ka filluar bisedimet për nënshkrimin e lojtarit anësor të Totenhemit, Dejan Kulushevski, bën të ditur "AreaNapoli". Detyrën e ka marrë drejtori sportiv i napolitanëve, Xhovani Mana i cili tashmë ka vendosur negociata me shefat e londinezëve dhe po tenton të arrijë marrëveshje.
Tani për tani, negociatat janë në një fazë mjaft të hershme dhe nuk ka ndonjë zhvillim të veçantë në këtë temë. Poashtu nuk është e qartë nëse Totenhemi është i gatshëm të ndahet me suedezin me origjinë nga Maqedonia i cili është një nga lojtarët kryesor të ekipit dhe se çfarë çmimi do t'i vendosnin.
Kulushevski ka përvojë në Seria A pasi në Totenhem erdhi nga Juventusi për 30 milionë euro në vitin 2023. Deri më tani, 24-vjeçari ka pasur 138 paraqitje duke shënuar 25 gola dhe 29 asiste për Sparsin.
Në çdo rast, Napoli kërkon të tërheq një anësor cilësor, ndërsa shikon edhe opsione të tjera. Mes tyre është edhe argjentinasi Alehandro Garnaço nga Mançester Junajtedi. Këtë sezon, talenti 20- vjeçar nuk është në nivelin e tij të zakonshëm dhe nga "Old Traford" nuk e përjashtojnë mundësinë e largimit për një ofertë prej 45 milionë euro.
Foto: arkivi