• e shtunë, 19 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски
MIA Flesh

18:00 / 11 prill / 2025

Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Koçan gjatë ditës së sotme deri në Gjykatën Themelore në Koçan ka dorëzuar propozime për vazhdimin e masave të sigurisë - paraburgim dhe arrest shtëpiak për të gjithë të dyshuarit në hetimin për zjarrin në diskotekën në Koçan. Siç theksohet në kumtesën, vetëm për tre të dyshuar, konform fazës së sigurimit të provave dhe plotësimit të bazave ligjore, propozohet zëvendësim i masës së paraburgimit me arrest shtëpiak. Bëhet fjalë për dy të dyshuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe një pjesëtar i sigurimit të diskotekës.

Shkup -  Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) pas tragjedisë me zjarrin në klubin "Puls" në Koçani, nga data 17 e muajit deri dje kanë kryer 297 kontrolle te subjektet hotelierike, disko-klube, restorante, kafe-bare, kabare, kafene dhe ka lëshuar 360 urdhërpagesa për kundërvajtje, 28 vendime për ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë, 12 për largimin e parregullsive. Nga gjithsej 23 subjekte juridike me licencë aktive, te 17 janë konstatuar parregullsi në përmbushjen e kushteve minimale teknike, kumtoi në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva. Inspektimet kishin të bënin me plotësimin e kushteve minimale teknike dhe dispozitave tjera të parashikuara në përputhje me Ligjin për veprimtarinë të hotelierisë. "Janë lëshuar gjithsej 360 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë të përgjithshme prej 3 milionë e 436 mijë denarë, 28 vendime për ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë, të cilët kanë ushtruar veprimtari pa licencë ose pa i plotësuar kushtet minimale teknike dhe 112 vendime për largimin e parregullsive për shkeljet e konstatuara në përputhje me Ligjin për veprimtari të hotelierisë. Nga gjithsej 23 subjekte juridike me licencë aktive, tek 17 janë konstatuar parregullsi në pjesën e përmbushjes së kushteve minimale teknike. Në raportin e fundit që e kishim paraqitur për opinionin ishin 15, sot janë 17 dhe për të njëjtat është dorëzuar informacion në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Punës", Miteva.

Shkup - Në opinion dominojnë narrativa të dëmshme që minojnë besimin në institucione dhe media, nxiten përçarje dhe mbjellet populizëm, patriotizëm ekstrem dhe nacionalizëm. Manipulohet me opinionibn publik duke bërë skualifikime personale, pretendime të pabazuara për abuzime dhe korrupsion, dezinformim, teori konspirative, njëanshmëri, selektivitet, përhapje paniku, frikë dhe pasiguri. Politikanët dhe mediat janë të vetëdijshëm për këtë situatë dhe tregojnë vetëkritikë. Ata besojnë se nyja gordiane mund të pritet, por vetëm nëse, siç thonë ata, të gjithë së pari fillojnë nga vetvetja, nga integriteti i tyre personal, edukata shtëpiake dhe vetëdija për postin që e ushtrojnë, si dhe nëse bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Politikanët janë skeptikë se sa do të përmirësohet situata, madje disa prej tyre janë të bindur se do të përkeqësohet, veçanërisht tani, para zgjedhjeve lokale. Ky ishte një nga konkluzionet e panelit të sotëm të organizuar nga Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) me rastin e publikimit “Nyja gordiane e narrativave të fëmshme në politikë dhe media”.

Shkup - "Nuk kam koment" ka qenë përgjigjja në pyetjet e parashtruara nga i akuzuari Ljupço Palevski ndaj babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili sot dëshmoi në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Gjorçevski u përgjigj vetëm në pyetjen e parë të Palevskit, në lidhje me atë nëse ka dëgjuar se ka qenë në komunikim me cilindo anëtar të familjes së tij, me ç'rast është lutur që të mos përgjigjet më në pyetjet e Palevskit. "Unë ashtu siç tanimë thash, as nuk di kush jeni e as nuk ju njoh, për herë të parë më kanë përmendur juve në stacionin policor si monstër, për herë të parë ju kam parë këtu në gjykatë, për herë të parë në jetë, asnjëherë nuk kam kontaktuar me ju, aq më pak nuk njoh person të dorës së dytë që ju njeh juve, duke përfshirë dhe familjen time dhe doja të shfrytëzoja, nëse ekziston ajo e drejtë, të mos përgjigjem më në pyetjet e juaja, secila përgjigje e imja e ardhshme do të jetë e njejtë", tha ai.

Shkup - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Llashkoska, së bashku me përfaqësues nga Qendra Informative Maqedonase e Mjedisit Jetësor, morën pjesë në takimin e 43-të të rrjetit të përfaqësuesve të lartë dhe drejtorëve të agjencive për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Evropë (rrjeti EPA), që këto ditë u mbajt në Parlamentin e Vjenës, Austri. Ky rrjet është formuar nga Agjencia Evropiane për Mjedisin – EEA. Gjatë takimit, përfaqësuesit e EEA-së shprehën kënaqësi për përparimin e bashkëpunimit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me vendet evropiane, duke theksuar suksesin në raportimin me të dhëna dhe informacione për gjendjen e mjedisit në vendin tonë. Ata gjithashtu vunë në dukje suksesin e aktiviteteve të vazhdueshme për forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe pjesëmarrjen e rregullt në programin e punës të EEA-së, si një agjenci e themeluar nga Komisioni Evropian.

Shkup - Në Sofje sot dhe dje është mbajtur takimi i 35-të i Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore, kumtoi kryetari i ekipit të Maqedonisë së Veriut, prof.dr. Vanço Gjorgjiev. Gjatë hapjes së takimit, ekipi i Maqedonisë së Veriut shprehu mirënjohje për Republikën e Bullgarisë dhe institucionet e saj për ndihmën e dhënë gjatë përkujdesit dhe mjekimit të të pësuarve nga tragjedia në Koçan, si dhe ndaj shoqërisë dhe qytetarëve bullgarë për ndjeshmërinë dhe solidaritetin e shprehur. Takimi u zhvillua në një atmosferë pune dhe konstruktive, për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit.

Shkup - Përforcimi i fuqishëm i pozitës së gruas në çdo segment të veprimit shoqëror, si bazë për prosperitet dhe qëndrueshmëri, është fokusi programor i kësaj Qeverie. Në kuadër të reformave në arsim, për t'iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës, vëmendje të veçantë i kushtojmë rritjes së aksesit të vajzave në njohuritë dhe aftësitë profesionale sepse, jo vetëm që pas përfundimit të arsimit të mesëm ofrojnë vende pune të sigurta, por edhe lehtësojnë regjistrimin e tyre në programet e studimit STEM, TIK dhe programet teknike studimore. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në forumin ekonomik “Fuqizimi i grave të afta për punë: Strategjitë për zhbllokimin e potencialit dhe rritjen e produktivitetit”, organizuar nga Finance Think – Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika, Shkup.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë informon se sot planifikohet kthimi i shtatë pacientëve nga Vjena, Ankara, Madridi, Varshava, Maribori, Athina dhe Selaniku, me ç’rast në qendrat mjekësore jashtë vendit do të mbeten për trajtim 48 pacientë. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjendja e pacientëve që trajtohen jashtë vendit mbetet e pandryshuar, përfshirë edhe gjendjen e pacientëve në gjendje kritike.

Shkup - Në Sofje sot dhe dje është mbajtur takimi i 35-të i Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore, kumtoi kryetari i ekipit të Maqedonisë së Veriut, prof.dr. Vanço Gjorgjiev. Gjatë hapjes së takimit, ekipi i Maqedonisë së Veriut shprehu mirënjohje për Republikën e Bullgarisë dhe institucionet e saj për ndihmën e dhënë gjatë përkujdesit dhe mjekimit të të pësuarve nga tragjedia në Koçan, si dhe ndaj shoqërisë dhe qytetarëve bullgarë për ndjeshmërinë dhe solidaritetin e shprehur. Takimi u zhvillua në një atmosferë pune dhe konstruktive, për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani i cili është kuadër i Alternativës brenda koalicionit "VLEN" për emërimin e Petar Bogoveskit për drejtor të Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe lëvizshmëri, deklaroi se kjo çështje nuk është në kompetencat e tij, por se si koalicion kanë reaguar në Qeveri. "Ne si ministri për Çështje Evropiane nuk kemi kompetencë mbi atë Agjenci as në menaxhimin e saj dhe as në emërimin e drejtorit. Kjo çështje me aq sa di unë është nën ingerencat e Ministrisë së Arsimit. I ndaj reagimet me publikun, ndoshta procesi i emërimit duhet të ishte më i kujdesshëm, por nuk e shoh veten përgjegjës për të komentuar diçka për të cilën nuk jam kompetent. Kuptohet që shqetësimet e djeshme në publik i kemi bartur në Qeveri, i kemi diskutuar, por do të shohim se si do të veprohet më andej", tha Murtezani në pyetjen e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij hungarez, Janosh Boka.

Gostivar  - Me prerje simbolike të shiritit, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit e lëshoi për përdorim repartin e rikonstruktuar për mjekësi interne. Ai gjatë vizitës promovoi edhe disa investime në institucionin më të madh shëndetësor në komunën e Gostivarit, ku nga fillimi i vitit janë investuar 12 milionë denarë. Qëllimi, siç tha ministri Taravari, është që pacientët të kenë kushte dinjitoze dhe shërbime më të mira shëndetësore. "Një pjesë e repartit të brendshëm është rinovuar tërësisht dhe tani kushtet për pacientët janë dinjitoze. Me këtë Spitali i Përgjithshëm bëhet lider në investimet në shëndetësinë publike. Ky është praktikisht promovimi i katërt i investimeve në spital. Kështu edhe do të vazhdojmë”, tha Taravari.

Gostivar - Komuna e Gostivarit ka dhënë mbi 70 vendime pune për mësimdhënësit, punonjësit e administratës komunale si dhe për zjarrfikësit, që nga fillimi i vitit 2025. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës, Valbon Limani, i cili theksoi se shumica e vendimeve janë dhënë për sektorin e arsimit, konkretisht për shkollat fillore dhe të mesme në qytet dhe fshatra. “Bëhet fjalë për punonjës të arsimit që kanë përmbushur të gjitha kriteret ligjore dhe që tashmë do të kenë siguri më të madhe në vendet e tyre të punës. Kjo është një mënyrë për të rritur stabilitetin dhe motivimin në sektorin arsimor,” deklaroi Limani.

Gostivar - Në Gostivar kanë nisur punimet për rikonstruksionin e dy rrugëve të rëndësishme pranë shkollës së mesme “Gjimnazi”, konkretisht rrugët “Servet Bajrami” dhe “Nikolla Teslla”. Projektet, siç njoftojnë nga Komuna,  janë pjesë e pakos së parë të thirrjes qeveritare, me një vlerë totale prej 2.7 milionë euro, ndërsa për këto dy rrugë është ndarë një buxhet prej 30 milionë denarësh. Punimet në terren u ndoqën nga afër nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, si përfaqësues i ekzekutivit. Limani theksoi se këto rrugë kanë qenë në gjendje të rëndë për një kohë të gjatë dhe se rikonstruksioni i tyre do të përmirësojë dukshëm qasjen dhe sigurinë për qytetarët, sidomos për nxënësit e gjimnazit.

Sofje - Tre nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, të cilët janë hospitalizuar në spitale në Plovdiv dhe Varna janë lëshuar për mjekim shtëpiak, njofton BTA. Një nga pacientët u hospitalizua në Spitalin universitar "Shën Gjorgji" në Plovdiv, ndërsa dy në Akademinë ushtarako-mjekësore në Varna. Në spitalin në Varna për mjekim mbetet edhe një pacient, ndërsa në spitalin e Sofjes "Pirogov" edhe katër të lënduar tjerë.

Athinë - Potenciali për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh me Greqinë në disa fusha theksohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në bisedën me korrespondenten e MIA-s gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik të Delfit dhe zbulon se janë paralajmëruar disa investime të mundshme nga Greqia. Kreu i diplomacisë mori pjesë në Forumin e dhjetë jubilar Ekonomik në Delfi, që njëherësh për të është edhe pjesëmarrja e parë në konferencën tradicionale vjetore dhe dje u takua me homologun e tij grek Jorgos Gerapetritis, i cili e mirëpriti ngrohtësisht.

Varshavë - Banka Qendrore Evropiane (BQE) është e gatshme të përdorë instrumentet e saj për të ruajtur stabilitetin financiar në eurozonë dhe ka përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e mjeteve të reja kur është e nevojshme për t'u përballur me goditjet e reja që paraqiten, deklaroi sot kryetarja e institucionit financiar, Kristin Lagard. “Banka Qendrore Evropiane monitoron (situatën) dhe është gjithmonë e gatshme të përdorë instrumentet që ka në dispozicion për të siguruar stabilitetin e çmimeve dhe, natyrisht, stabilitetin financiar, sepse të dyja janë të ndërlidhura”, tha Lagard në një konferencë për shtyp.

Bruksel - BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ukrainase dhe i përkrah në negociatat vijuese për arritjen e paqes, pasi askush nuk e don paqen më shumë se Ukraina dhe Bashkimi Evropian, i cili është "projekt për paqe", deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper. "Por, Rusia edhe më tej tenton ta shtypë Ukrainën dhe për këtë shkak e shihni se të gjitha vendet në fqinjësi të Rusisë ikin dhe duan dëshpërimisht të anëtarësohen në BE dhe ne i mirëpresim me krahë të hapur", tha Hiper në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse dikush nga BE-ja, e cila e quan veten projekt për paqe, përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas ose kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen kanë ndonjë kontakt me kolegë të tyre rusë për arritje e marrëveshjes paqesore.

Ankara - Gjykata e Stambollit ka lëshuar urdhër për lirimin e 59 studentëve, të cilët kanë protestuar në Stamboll javët e fundit për arrestimin e kryebashkiakut të ndërruar,  Ekrem Imamoglu. Gjykata thekson se studentët janë lënë të lirë pasi "nuk ka inçizime të mjaftueshme, të cilët tregojnë se të dyshuarit kanë shkelur ligjin". Gjykata në Stambollit dje liroi 102 nga protestuesit e arrestuar, ndërsa 25 të tjerëve u është ndërprerë arresti shtëpiak. Paradokohe, kryeprokurori i Stambollit kërkoi dënime me burg deri tri vjet për më shumë se 100 nga protestuesit e arrestuar për shkelje të ndalesës së tubimeve.

Pekin - Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Lin Xhijan sot deklaroi se nëse SHBA-ja dëshiron ta zgjidhë çështjen e tarifave përmes dialogut dhe negociatave, duhet t'i ndërpresin presionet ekstreme, pasi, siç tha, presionet e tilla nuk kalojnë ndaj Kinës. "Kina shumë herë e ka shprehur qëndrimin e saj për çështjen e tarifave, nuk ka fitues në luftërat tarifore dhe tregtare. Kina nuk dëshiron të luftojë, por nuk i frikohet luftës. Nëse pala amerikane dëshiron ta zgjidh çështjen e tarifave përmes dialogut dhe negociatave, duhet të ndalin me presionet ekstreme, pasi presionet e tilla nuk kalojnë në Kinë", tha zëdhënësi i Ministrisë kineze në konferencën e rregullt për shtyp.

Santo Domingo - Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së klubit të natës "Xhet Set" në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo, është rritur në të paktën 221, kumtuan sot autoritetet, ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë. Ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat rreth 200 të mbijetuar. Aksidenti ka ndodhur më 8 prill.Në mesin e viktimave është edhe guvernatorja e provincës veriperëndimore Monte Kristi, Nelsi Kruz, si dhe motra e pjesëmarrësit të ekipit ol-star të MLB-së, yllit të bejbollit, Nellson Kruz.

Moskë - I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Afërt, u takua sot me kryenegociatorin e Kremlinit për çështje ekonomike, Kirill Dmitriev, në Shën Petersburg.Dmitriev në fillim të muajit qëndroi në Uashington, përkatësisht e udhëheqi delegacionin rus në SHBA. Është parashikuar që Vitkoft të takohet edhe me presidentin Vladimir Putin dhe Kolegjiumin detar të Federatës Ruse, Nikolaj Patrushev.

Romë - Më shumë se dhjetë futbollistë në kampionatin kombëtar italian janë nën hetim për vënien joligjore të bastit në disa sporte të ndryshme, duke përfshirë dhe futbollin, njoftuan sot mediat lokale. Hetimi përfshin bastin joligjor deri në vitin 2023. Janë përfshirë edhe dy futbollistë, të cilët tashmë kanë vuajtur dënimin për skandalin e mëparshëm me bastet, e ata janë italianët Sandro Tonali dhe Nikolo Faxholi, shtoi policia. Mes tjerëve, janë përfshirë dhe lojtarët Ueston Mekeni nga Juventusi, edhe një lojtar tjetër i Fiorentinës, Nikolo Zaniolo, futbollisti i Atalantës, Raul Belanova, si dhe argjentinasi Anhel Di Marija, i cili tani luan për Benfikën.

QËNDRONI TË LIDHUR