Arteta në probleme: Parti dhe Uajt në pikëpyetje para ndeshjes kthyese me Realin e Madridit
- Arsenali luajti një ndeshje të dobët kundër Brentfordit në Premier Ligë, me siguri të lodhur nga ndeshja me Real Madridin, por tani vjen edhe një kokëdhimbje për trajnerin e londinezëve, Mikel Arteta.
- Post By Besnik Shuki
- 12:23, 13 prill, 2025

Londër, 13 prill 2025 (MIA) - Arsenali luajti një ndeshje të dobët kundër Brentfordit në Premier Ligë, me siguri të lodhur nga ndeshja me Real Madridin, por tani vjen edhe një kokëdhimbje për trajnerin e londinezëve, Mikel Arteta.
"Topxhinjtë" shënuan fitore të madhe kundër Real Madridit në ndeshjen e parë të çerekfinales (3:0), por kundër Brentfordit luajtën vetëm baraz (1:1), me çka edhe më tepër u larguan nga titulli, por ky nuk është problemi më i madh në këtë moment.
Ben Uajt nuk ishte në gjendje të luajë kundër Brentfordit për shkak të problemeve me lëndimet, e këtë e konfirmoi edhe trajneri i Arsenalit.
"Nuk dimë. Ai nuk ishte në mundësi të luajë në këtë ndeshje. Kemi disa ditë, do të presim dhe do të shohim se çka po ndodh", deklaroi Arteta.
Kjo nuk është fund i problemeve për trajnerin spanjoll. Tomas Parti u zëvendësua në minutën e 69-të, pasi ka ndjerë dhimbje.
"Ka ndjerë diçka, nuk donim të rrezikojmë. Nuk dimë asgjë, ende nuk kam biseduar me mjekët", deklaroi Arteta.
Arsenali të mërkurën nga ora 21 do të ballafaqohet me Realin e Madridit në ndeshjen kthyese të Ligës së kampionëve. bsh/
Foto: Arkiv