• e diel, 18 maj 2025

Klopi uron Liverpulin: Jam jashtëzakonisht optimist lidhur me të ardhmen

Klopi uron Liverpulin: Jam jashtëzakonisht optimist lidhur me të ardhmen

 Liverpul, 28 prill 2025 (MIA) - Ish-trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop,  në rrjetet sociale uroi ish-skuadrën e tij për fitimin e titullit të Premierligës angleze.

 "Të Kuqtë e fituan titullin e 20-të në historinë e tyre në Angli, pasi mposhtën Totenhem Hotspur me 5:1 dhe tani janë të pamposhtur në krye të Premierligës.

 "Pafundësisht mirënjohës për të kaluarën, pafundësisht, pafundësisht i lumtur për të tashmen, jashtëzakonisht pozitiv për të ardhmen! Urime - Nuk do të ecësh kurrë vetëm. (YNWA). Faleminderit, me dashuri", shkroi Klopi në Instagram, duke shtuar një fotografi të të gjithë ekipit të Liverpulit përpara tribunës "Kop".

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR