• e mërkurë, 21 maj 2025

Ançeloti do të bëhet përzgjedhësi më paguar i kombëtares braziliane nëse e pranon ofertën

Ançeloti do të bëhet përzgjedhësi më paguar i kombëtares braziliane nëse e pranon ofertën

Rio de Zhanejro, 28 prill 2025 (MIA) - Karlo Ançeloti mund të bëhet përzgjedhësi më i paguar i kombëtares së Brazilit.

Paraprakisht u bë e ditur se trajneri i Real Madridit ka vendosur të largohet nga klubi dhe nga qershori ta udhëheq kombëtaren braziliane të futbollit.

Sipas gazetarit Cezar Luis Merlo, Federata braziliane e futbollit (CBF) tashmë ka parashtruar ofertë zyrtare për pagën e italianit. Nëse Ançeloti e pranon propozimin, do të fitojë më shumë se cilido trajner tjetër i "kariokëve".

Thuhet se Ançelotit iu ofrua kontrata deri në Kampionatin botëror 2030, por vendimin për këtë çështje do ta marrë vet trajneri. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR