• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajerni i ofron kontratë Rangnikut, dëmshpërblimi është maksimum tre milionë euro

Bajerni i ofron kontratë Rangnikut, dëmshpërblimi është maksimum tre milionë euro

Mynih, 25 prill 2024 (MIA) - Bajerni i Mynihut është gjithnjë e më afër marrëveshjes me Ralf Rangnik, njoftoi "Bild". Të dy palët janë afër marrëveshjes, me të cilën përzgjedhësi aktual i Austrisë do ta ndërmarrë gjigantin bavarez.

Sipas informatave, Rangniku do t'i ofrohet kontratë, e cila do të zgjat deri vitin 2026 ose 2027. U planifikua edhe një takim që të sqarohen hollësirat e fundit mes trajnerit dhe përfaqësuesit e Bajernit.

Gjiganti bavarez nuk pret probleme në negociatat me federatën austriake, pasi ai ka marrëveshje me reprezentacionin deri vitin 2026. Klubi me siguri do të paguajë dëmshpërblim për të drejtat e Rangnikut me vlerë prej rreth 2-3 milionë euro.

Për këtë hap ka vendosur edhe raporti i mirë i trajnerit me disa lojtarë, si Xhoshua Kimih dhe Leon Gorecka, ndërsa nga koha kur ka qenë trajner në Shalke 04 mirë i njeh edhe Manuel Noerin dhe Liroj Sanen.

Lojtari austriak Konrad Lajmer është në përbërjen e parë në kombëtaren i udhëhequr nga trajneri, ndërsa Dajo Upamekano, i cili është ish lojtar i RB Lajpcigut, e përshkruan takimin e parë me Rangnikun si "më të rëndësishmin në karrierën e tij". bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR