• e enjte, 30 janar 2025

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë arrestuar 1.200 persona brenda një dite

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë arrestuar 1.200 persona brenda një dite

Ostin, 28 janar 2025 (MIA) - Autoritetet e imigracionit kanë arrestuar rreth 1.200 emigrantë të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë për vetëm një ditë dhe gati gjysma e të arrestuarve nuk kanë dosje penalë, tha një zyrtar i lartë i administratës së Trampit.

Të dhënat tregojnë se shërbimet doganore dhe imigruese kanë arrestuar gjtihsej 1.179 persona të dielën, por vetëm 613 nga këto arrestime, ose 52 për qind, ishin konsideruar si "arrestime penale", shkruan En-Bi-Si-Njuz, duke shtuar se të arrestuarit tjerë janë kryesisht ata që nuk kanë kryer vepër tjetër penale përveç kalimit ilegal në kufi.

Mes të arrestuarve janë tetë persona të cilët konsiderohen si kriminelët më të këqinj.

Megjithatë, të paktën 566 personat e areestuar të dielën nuk kanë kryer kurrfarë vepre penale dhe janë arrestuar vetëm sepse nuk kishin autorizim ligjor të qëndrojnë në SHBA.

Përfaqësuesit e administratës dhe presidenti Donald Tramp vazhdimisht deklaruan se prioriteti i tyre do të jetë ndalimi dhe deportimi i imigrantëve pa dokumente të cilët kanë kryer krime të rënda.

Shefi i patrullës kufitare Tom Homan për En-Bi-Si Njuz të dielën tha se e ka ditur për "të paktën disa" arrestime kolaterale ose ndalim të njerëzve pa bindje penale të cilët ishin të pranishëm gjatë bastisjeve. "Duam të kapim sa më shumë kriminelë. Ata janë kërcënim për sigurinë publike", tha ai. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR