• e diel, 22 dhjetor 2024

Arrestohen pesë gazetarë nga mediumet e e pavarura në Rusi

Arrestohen pesë gazetarë nga mediumet e e pavarura në Rusi

Moskë, 28 mars 2024 (MIA) - Pesë gazetarë që punojnë për mediume të pavarura janë arrestuar mbrëmë dhe sot në Rusi, lajmëroi organizata joqeveritare OVD-Info, e specializuar për ndjekjen e represionit në atë vend.

Rreth mesnatës policia i arrestoi Ekaterina Anikijeviq nga mediumi SOTA Vizhn dhe Konstantin Zharov nga RusNjuz, kumtoi ajo organizatë.

Zharov është rrahur nga policia dhe u kërcënua me dhunë seksuale, transmetoi organizata.

Ai tha se dhuna është shkaktuar për shkak të xhirimit në banesën e një gazetareje tjetër Antonina Favorskaja nga SOTA Vizhn, e cila mbrëmë është arrestuar menjëherë pas lirimit pas 10 ditësh paraburgim për shkak të mosrespektimit të policisë.

Mbrëmë është bastisur banesa e asaj gazetareje, si dhe e prindërve të saj, deklaroi avokati i saj Mihail Birjukov.

Edhe dy gazetare tjera, Aleksandra Astahova dhe Anastasia Musatova, të cilat erdhën për ta marrë kolegen e tyre gjatë daljes nga burgu, gjithashtu janë arrestuar dhe marrë në pyetje, lajmëroi SOTA Vizhn.  sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR