Armata izraelite vrau disa luftëtarë të Hamasit në Kan Junis
- Forcat mbrojtëse të Izraelit vranë disa luftëtarët islamikë të Hamasit në qytetin Kan Junis në Rripin e Gazës, njoftoi armata në mëngjes, ndërsa fushata e saj fokusohet në pjesën jugore të rripit brengdetar, lajmëroi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 15:17, 4 shkurt, 2024

Gaza, 4 shkurt 2024 (MIA) - Forcat mbrojtëse të Izraelit vranë disa luftëtarët islamikë të Hamasit në qytetin Kan Junis në Rripin e Gazës, njoftoi armata në mëngjes, ndërsa fushata e saj fokusohet në pjesën jugore të rripit brengdetar, lajmëroi DPA.
Një aeroplan luftarak vrau gjithashtu një snajperist nga grupi "Xhihadi islamik", thuhet në kumtesë.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan gjithashtu se një operacion preciz është kryer në një vendndodhje të përdorur nga komandanti i brigadës së Hamasit në Kan Junis, ku u gjetën pushkë, municione, pajisje ushtarake dhe pajisje teknike.
Marina gjithashtu goditi objektivat e Hamasit dhe mbështeti trupat tokësore, ndërsa ushtria izraelite u përqendrua në Kan Junis, i konsideruar si një bastion islamist, njoftuan forcat e mbrojtjes. sa/
foto: IDF