• e premte, 06 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Armëpushimi në Ukrainë për momentin është “joreal”, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB

Armëpushimi në Ukrainë për momentin është “joreal”, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB

Nju Jork, 18 prill 2025 (MIA) – Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB, Vasilij Nebenzia deklaroi se ndërprerja e armiqësive me Ukrainën për momentin është “joreale”, informon DPA.

Duke folur në Nju Jork, Nebenzia tha se mossuksesi i armëpushimit të kufizuar të zjarrit në infrastrukturën energjetike tregon se për momentin nuk është i mundur armëpushimi më i gjerë. 

 “Patëm përpjekje për armëpushim të kufizuar të zjarrit lidhur me infrastrukturën energjetike, e cila nuk ishte respektuar nga ana ukrainase. Kështu që në këtë fazë, nën këto rrethana, është joreale të flitet për armëpushim. Nuk jemi në situatë të mundemi seriozisht të bisedojmë për armëpushim gjithëpërfshirës”, tha Nebenzia. 

Rusia e akuzon Ukrainën për më shumë se 80 shkelje të marrëveshjes 30-ditore për armëpushim, e cila kishte për qëllim t’i ndërpresë sulmet e ndërsjella ndaj infrastrukturës energjetike. 

Armëpushimi ishte publikuar njëanshëm nga Moska më 18 mars pas bisedës telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Tramp. 

Gjatë 30 ditëve të kaluara, Rusia është përmbajtur nga kryerja e sulmeve të mëdha ndaj elektranave ukrainase, edhe pse autoritetet ukrainase regjistruan dëmtime të lokalizuara të furnizimit për shkak të sulmeve ruse. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR