• e premte, 05 dhjetor 2025

Anketa e Rojters/Ipsos: Rejtingu i Trampit ka rënë në 40 për qind, më i ulëti që nga fillimi i mandatit të tij të dytë

Anketa e Rojters/Ipsos: Rejtingu i Trampit ka rënë në 40 për qind, më i ulëti që nga fillimi i mandatit të tij të dytë

 Uashington, 30 korrik 2025 (MIA) - Rejtingu i miratimit të presidentit amerikan Donald Tramp kanë rënë me një pikë përqindjeje në 40 për qind, niveli më i ulët që nga fillimi i mandatit të tij të dytë, sipas një ankete të Rojters/Ipsos.

 Rejtingu i presidentit republikan në një anketë paraorake të Rojters/Ipsos në mesin e korrikut ka qenë 41 për qind.

 Anketa e fundit të mendimit publik tregon se populli amerikan është thellësisht i polarizuar rreth Trampit.

 Rreth 83 për qind e republikanëve dhe vetëm tre për qind e demokratëve e miratojnë punën e tij . Rreth një e treta e të pavarurve janë të kënaqur me punën e përgjithshme të presidentit republikan.

Rreth 38 për qind e të anketuarve i miratojnë politikat ekonomike të Trampit. Kjo krahasohet me 35 për qind në mesin e korrikut. 

 Megjithatë, ka pasur një rritje të lehtë në miratimin e politikave të tij të imigracionit - 43 për qind krahasuar me 41 për qind në anketën paraprake.

 Anketa është zbatur midis 25 dhe 27 korrikut midis 1.023 amerikanëve të rritur nga të gjitha shtetet.

 Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR