• e enjte, 27 qershor 2024

Aleksandar Bajdevki paraqiti kandidaturë për kryetar të LSDM-së

Aleksandar Bajdevki paraqiti kandidaturë për kryetar të LSDM-së

Shkup, 6 qershor 2024 (MIA) - Kandidaturë për kryetar të LSDM-së sot paraqiti edhe Aleksandar Bajdevski, publikoi partia në Fejsbuk.

"Sot në selinë e LSDM-së, kandidaturë për kryetar të partisë në zgjedhjet e menjëhershme brendapartiake paraqiti edhe Aleksandar Bajdevki, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar të LSDM-së përfundon sot. Kandidatura për kryetar paraqitën Venko Filipçe, Slavjanka Petrovska dhe Jovan Despotovski.

Të dielën LSDM-ja do të mbajë kongres llogaridhënës, ndërsa zgjedhja për kryetar do të bëhet më 30 qershor. ls/

Foto: LSDM Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR