Filipçe: Viti 2025 le të jetë vit i fitoreve, shpresave të reja dhe punës së përkushtuar
- Kryetari i Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në fjalimin e fuindvitit, të gjithë qytetarëve ua uroi Vitin e Ri 2025, duke u dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe sukses në vitin e ri.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:46, 31 dhjetor, 2024
Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, në fjalimin e fuindvitit, të gjithë qytetarëve ua uroi Vitin e Ri 2025, duke u dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe sukses në vitin e ri.
"Viti i ri është kohë e shpresës, fillimeve të reja dhe kohë të kujtojmë tërë atë që ndodhi në vitin që shkoi. Viti 2024 ishte vit i sfidave për LSDM-në, vit në të cilin mësuam shumë dhe në të cilin me vendosmëri hapëm faqe të re. Edhe përkundër të[ gjitha vështirësive ne u përforcuam dhe e trasuam rrugën drejt së ardhmes të mbushur me përkushtim dhe punë për të gjithë ju", thotë Filipçe në urim.
Humbja zgjedhore, shton, nuk ishte vetëm paralajmërim, por edhe nxitje për ta që të ndryshojnë, të jenë më të mirë dhe më të kapsh[m për secilin qytetar. Treguan, tha, se mund të përballen me realitetin, të nxjerrin mësime dhe të vazhdojnë me vizion të qartë. Sipas tij, sot, LSDM është parti me energji të re, me kryesi e cila është këtu për t'i dëgjuar nevojat tuaja dhe për të ofruar zgjidhje.
LSDM asnjëherë nuk do ta humbë fokusin e vet, theksoi ai, secili njeri është i rëndësishëm, secili problem ështël sfidë e jona e përbashkët.
Në vitin 2025, thekson, LSDM-në e presin sfida të rëndësishme, por edhe mundësi të reja.
Kryetari i LSDM-së falënderon për mbështetjen e qytetarëve, për besimin e tyre dhe në të ardhmen e vendit tonë. ab/
Foto dhe video: LSDM