• e enjte, 02 janar 2025

Paraburgim 30 ditësh për kumanovarin e dyshuar për fshehje të armëve dhe municionit në afërsi të Haraçinës

Paraburgim 30 ditësh për kumanovarin e dyshuar për fshehje të armëve dhe municionit në afërsi të Haraçinës

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër 29-të vjeçarit, banor i Kumanovës, i cili së bashku me të tjerë për momentin të panjohur, në një kanal pranë rrugës lokale ndërmjet fshatrave Orllancë dhe Nikushtak ka fshehur sasi të madhe të armëve dhe municionit.

Prokuroria Publike Shtetërore njoftoi se policia, më 18 dhjetor, pranë rrugës në një shtyllë plastike për sinjalizim me dritë të theksuar me kanaçe, ka gjetur një mitraloz, dhjetëra pushka automatike, kornizë dhe një numër të madh plumbash të cilat janë të ndaluara për qytetarët dhe për posedimin e të cilave personat civil nuk mund të marrin leje.

"Me veprime hetuese shtesë me urdhër të prokurorit publik janë zbuluar gjurmë materiale të cilat japin dyshimin se pikërisht ky i dyshuar dhe disa persona tjerë, në identifikimin e saktë të të cilëve po punohet, pa leje kanë mbajtur armët në vendndodhjen e theksuar. Me këtë i dyshuari ka kryer vepër penale - mbajtje dhe përpunim të paautorizuar, ndërmjetësim dhe tregtim me armë ose materie shpërthyese të nenit 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal", informon PPRMV.

Prokurori publik te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekziston rrezik nga arratisja, mundësia për ndikim ndaj dëshmitarëve dhe rrezik për përsëritjen e veprës.

Vërtetim se ekziston rreziku që i dyshuari të përpiqet t'i shmanget ndjekjes penale është fakti se është privuar nga liria më 29 dhjetor në pikën kufitare Bllacë gjatë tentimit për t'u larguar nga vendi. Gjithashtu, gjurmët materiale të siguruara tregojnë se ai ka pasur bashkëpunëtorë, kështu që i dyshuari mund të ndikojë tek ata nëse mbrohet në liri. Gjykata e ka pranuar këtë arsyetim të prokurorisë dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej 30 ditësh", thuhet në kumtesën e Prokurorisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR