• e premte, 03 janar 2025

Transparensi Interneshënëll-Maqedoni në luftën kundër korrupsionit i publikoi rastet "kthjellët-turbullt" për muajin dhjetor

Transparensi Interneshënëll-Maqedoni në luftën kundër korrupsionit i publikoi rastet

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Transparensi Interneshënëll-Maqedoni vazhdon ta zbatojë aktivitetin e rregullt mujor për ndjekje të rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptuese kundër korrupsionit "Kthjellët-Turbullt". Dhe për dhjetorin, numri më i madh janë raste "të turbullta" se sa "të kthjellura".

Në barometrin e korrupsionit për dhjetor 2024 në ngjarje "të turbullta" janë veçuar rastet e Artan Grubit, ish-zëvendëskryeministrit dhe funksionar i alrtë i BDI-së dhe gjykatësit të Gjykatës së apelit, Enver Bexheti, të cilët "e shpëtuan" Sasho Mijallkovin nga burgu, vendosjen nga Departamenti amerikan i Shtetit në "listën e zezë" të të dyve të cilët sipas kumtesës së DASH-it, ishin të përzier në "korrupsion të konsiderueshëm".

Në ngjarje "të turbullta" është regjistruar edhe rasti në të cilin, siç u kumtua në mediume, nuk është konflikt interesi ajo që zyrtarja e Antikorrupsionit, Cveta Rustovska, e cila e udhëhoqi rastin për drejtorin e ASK-së, diploma e të cilit ishte kotnestuar me parashtresë, ishte mësimdhënëse në fakultet. Ajo në mbledhje të Antikoprrupsionit tha se rasti është i pastër sipas rpaortimit të Inspektoratit arsimor.

Raportet prëfundimtare revizore të Gjykatës themelore penale Shkup, të publikuara nga Enti shtetëror për revizion në të cilat janë konstatuar dobësi sistematike dhe tetë persona të dyshuar për keqpërdorime gjatë furnizimit publik në Drejtorinë e ZZHTI-së, janë vendosur në raste "të turbullta", në barometrin e Transparensi Interneshënëll-Maqedoni.

Në këtë pjesë janë vendosur dhe propozuar ndryshime ligjore me të cilat hiqet kontrolli drejtues i furnizimeve publike që e zbaton Baroja për furnizime publike, ndërkaq, siç qëndron në barometër, paraqesin regres serioz në mbrojtjen nga korrupsioni në kushte kur sipas vlerësimeve të të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë korrupsioni në furnizimet publike është gjerësisht i përhapur.

Si një nga rastet "e kthjellura" është cekur rasti kur Njësia për krim financiar pranëS ektorit për hetime kriminalistike në Departamentin për asgjësim të krimit të organizuar dhe serioz, drejt Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, parashtroi padi penale kundër S.N.(40) nga Shkupi për shkak të dyshimeve të bazuara për vepër të kryer penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" sipas nenit 353 dhe kundër 23 personave të tjerë nga disa qytete të vendit për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale "mbulim" sipas nenit 261 të Kodit penal.

Edhe aktakuza për deputetin e VMRO-DPMNE-së, Pece Milevski nga manastiri, si drejtor ka paguar para shtesë për suksesin e të punhësuarve, ndërsa "ujësjellësi" ka punuar me humbje, padi penale kundër dy ish-drejtorëve të Fondit për inovacione, si dhe padi penale për 12 shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një të huaji për kotnrabandim të automjeteve luksoze, falsifikim të dokumenteve dje keqpërdorim të pozitës zyrtare janë në ngjarje "të kthellura" për muajin dhjetor. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR