Mickoski: Viti 2025 do të jetë një vit i shpresës, optimizmit, sukseseve dhe punës
- Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski me një videofjalim të publikuar në profilin e tij në Fejsuk ka uruar qytetarët e Maqedonisë për Vitin e Ri 2025.
- Post By Sara Ademi
- 10:41, 31 dhjetor, 2024
Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski me një videofjalim të publikuar në profilin e tij në Fejsuk ka uruar qytetarët e Maqedonisë për Vitin e Ri 2025.
Në fjalimin e Mickoskit thuhet se viti i kaluar 2024 ishte vit i sfidave, por edhe i fillimeve të reja, ndërsa viti i ardhshëm 2025 "do të jetë vit i rritjes, rendit dhe integrimit", investimit në ekonomi, infrastrukturë dhe arsim "me fokusin e një jete më të mirë për të gjithë"
"Të nderuar qytetarë të Maqedonisë, të dashur bashkëqytetarë të mi, kaloi edhe një vit pas nesh. Viti 2024 ishte vit i sfidave, por edhe i fillimeve të reja. Populli e zgjodhi të ardhmen dhe na dha mandat për ndryshime. Trashëguam një shtet në gjendje të rëndë, por me punë dhe plan të qartë arritëm rritje prej 3 për qind, rritje të pensioneve dhe pagave, investime të reja dhe projekte për përmirësimin të jetës. Hapëm front kundër krimit dhe korrupsionit dhe vendosëm bazë për zhvillim stabil", thotë mes tjerash Mickoski.
Kryeministri thekson se në vitin 2025 Qeveria do të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi për jetë më cilësore të të gjithë qytetarëve.
"Viti 2025 do të jetë vit i shpresës, optimizmit, sukseseve dhe punës. Do të punojmë me përkushtim dhe mund në vitin 2025, që të arrijmë ta ndërtojmë Maqedoninë ashtu siç e doni ju të gjithë qytetarë dhe ashtu siç e meritojmë të gjithë ne së bashku. Maqedonia e cila do të jetë përsëri e juaja. Viti i Ri i mbarë dhe i suksesshëm, i mbushur me shëndet, lumturi dhe shumë dashuri. Zoti e bekoftë Maqedoninë dhe qytetarët e saj", thekson Mickoski në fjalimin e Vitit të Ri të publikuar në Fejsbuk. sa/
Foto (printskrin) dhe video: FB i Hristijan Mickoskit