Qeveria ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e Prokurorit shtetëror publik (PLT)
- Qeveria ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski.

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski.
Vendimin, pasdite në konferencë për shtyp e kumtoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
"Zhgënjimi i Qeverisë nga veprimi jashtë kompetencave ligjore, zhgënjimi i qytetarëve me sistemin që nuk funksionon dhe vazhdimi i përditshëm i situatave të tilla rezultojnë me humbje të besimit dhe mosfunksionim të shtetit ligjor”, tha Miteva.
Zëdhënësja e qeverisë i shpjegoi argumentet dhe arsyet për të cilat është marrë një vendim i tillë.
"Së pari u hap diskutimi për Indeksin e fundit të Transparencës, të cilin e publikoi sot Transparensi interneshënëll Maqedoni dhe nga i cili mund të shihet në detaje se katër pika specifike kanë të bëjnë me situatat që kanë ndodhur në prokurori dhe në gjyqësor. Shtesë, emërimi i fundit i ushtruesit të detyrës - shef i Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup është vendim i paligjshëm, gjegjësisht jashtë dispozitave të përcaktuara në Ligjin për Prokurorinë Publike", theksoi Miteva.
Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, prokurorin republikan e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi, ndërsa e propozon Qeveria nga ata kandidatë për të cilët ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.
Mandati i prokurorit republikan zgjat gjashtë vjet, ndërsa Kocevski në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s