• петок, 21 февруари 2025

Mickoski në Uashington u takua me kryetarin e Këshillit Atlantik, Frederik Kempe

Mickoski në Uashington u takua me kryetarin e Këshillit Atlantik, Frederik Kempe

Uashington, 20 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Uashington ka takuar Frederik Kempen, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Këshillit Atlantik.

"Biseduam për sfidat aktuale gjeopolitike, rolin e Maqedonisë në integrimet euroatlantike dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime dhe ide me njërin nga ekspertët kryesorë të marrëdhënieve ndërkombëtare", njoftoi Mickoski në Fejsbuk.

Më parë ai foli në Këshillin Atlantik për të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike dhe Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht Bullgarinë dhe anëtarësimin tonë në BE.

"Në bisedën në Këshillin Atlantik, theksova se përkundër lëshimeve të rëndësishme për përparim në integrimin euroatlantik, Maqedonia mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave dhe identitetit të saj kombëtar. Theks të veçantë e kam vënë në rolin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg si garantuese e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, duke theksuar se vendi ynë i respekton të gjitha aktgjykimet e saj", ka shkruar Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Kryeministri Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës së tij në Uashington, do të mbajë fjalim në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator.

Në kuadër të vizitës së tij në Uashington, do të mbajë fjalim edhe në Konferencën vjetore të Veprimit Politik Konservator.

Mickoski ka postuar një video në Fejsbuk nga organizatori i konferencës ku ka njoftuar fjalimin e tij.

Në takimin tre ditor të konservatorëve do të mbajnë fjalim presidenti amerikan Donald Tramp dhe politikanë nga Argjentina, Britania e Madhe, Polonia dhe Italia.

Nënpresidenti i SHBA-së Xhej Di Vens udhëheq Konferencën e Veprimit Politik Konservator dhe sesionet e tjera do të përfshijnë diskutime mbi kriptovalutat dhe paqen në Lindjen e Mesme, si dhe një panel me familjarët e pengjeve në Gaza.

Përveç kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Majk Xhonson, sot në axhendë janë edhe ish kryeministrja britanike Liz Tras dhe drejtori politik i kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Është parashikuar të mbajnë fjalim edhe kryeministri sllovak Robert Fico, presidenti argjentinas Havier Milei dhe kryeministrja italiane Xhorxha Meloni.

Премиерот Христијан Мицкоски во рамките на неговата посета на Вашингтон, денеска остварил средба со заменик помошник секретар за Западен Балкан Александар Касаноф, на која станало збор за евр

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Mickoski, i shoqëruar në Uashington nga ministri i Jashtëm Timço Mucunski, mbrëmë ka takuar zëvendësndihmës sekretarin për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Alekander Kasanof, me ç'rast është diskutuar për situatën në vend, integrimin evropian dhe pengesat që ka vendi si dhe për reformat dhe fokusin e Qeverisë në fushat kyçe.

Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në sigurinë rajonale, bashkëpunimin ekonomik, qeverisjen e mirë dhe demokracinë.

Në takim u konfirmua bashkërisht interesimi për ruajtjen e vazhdimësisë në dialogun politik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, përmes komunikimit të zgjeruar dhe bashkëpunimit institucional, vazhdimit të aktiviteteve në kuadër të Dialogut Strategjik, si dhe përmes bashkëpunimit dhe partneritetit të thelluar në aleancën e NATO-s. sa/

Foto/video: Fejsbuku i Hristijan Mickoskit

Остани поврзан