• петок, 05 декември 2025

Është vendosur procedurë e re në Kardiologji - pacientët me aritmi të komplikuara të zemrës tashmë nuk do të dërgohen jashtë vendit

Është vendosur procedurë e re në Kardiologji - pacientët me aritmi të komplikuara të zemrës tashmë nuk do të dërgohen jashtë vendit

Shkup, 4 nëntor 025 (MIA) - Ablacioni për takikardi ventrikulare për herë të parë është kryer në Klinikën universitare për kardiologji. Me atë rast, Klinikën sot e vizituan ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe drejtori i përgjithshëm i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski.

Aliu në konferencën për shtyp në Klinikë tha se ekipi nga Kardiologjia tregoi se në shëndetësinë e vendit ka njohuri, guxim dhe vizion për rezultate kulminante. Sipas tij, ky është hap i madh përpara në shëndetësi.

Drejtoresha e Klinikës, Danica Petkoska Spirova tha se kjo paraqet hap të rëndësishëm në zhvillimin e elektrofiziologjisë dhe konfirmim për profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të ekipit nga Klinika.

"Me këtë procedurë mundësojmë mjekim me kohë dhe efikas për të gjithë pacientët me të gjitha llojet e aritmisë për të cilat deri më tani dërgoheshin jashtë vendit për trajtim, në barrë të FSSH-së2, tha Petkoska Spirova. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан