Është përgatitur Propozim-ligji për ndërmarrjet sociale, vitin e ardhshëm pritet të miratohet
Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Është përgatitur Propozim-ligji për ndërmarrjet sociale i cili do t'i parashtrohet Qeverisë, ndërsa në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm pritet ta kalojë procedurën kuvendore dhe të miratohet.
Qëllimi i ligjit është të krijohet kornizë juridike, institucionale dhe financiare për zhvillim të ndërmarrjeve sociale dhe t'u ndihmohet të rinjve të bëhen faktorë aktiv në shoqëri.
"Ligji është mjaft i rëndësishëm sepse i njeh kategoritë e veta të ndjeshme, e posaaçërisht të rinjtë deri 29 vjeçm prindërit e vetëm, personat me pengesa dhe kategoritë e tjera të ndjeshme si pjesëmarrës dhe forca shtytëse të ndryshimeve në shoqëri. Të gjitha këto kategori të qytetarëve do të kenë derë të hapur për të hapur ndërmarrje sociale", deklaroi sot zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Sabriu para fillimit të forumit për sipërmarrësi sociale që po mbahet në Shkup.
Forumi është rrumbullakësim i aktiviteteve projektuese të Inkubatorit rajonal për sipërmarrës social (RISE), mbështetur nga Agjencia franceze për zhvillim (AFD), Bashkimi Evropian, Zyra rajonale për bashkëpunim rinor *RYCO) dhe Zyra francezo-gjermane për të rinj (FGYO).
Përmes projektit RISE janë mbështetur 850 të rinj nga Ballkani Perëndimor prej vitit 2019 deri më tnai. Prej tyre, 135 ekipe janë mbështetur financiarisht me nga dy mijë euro për ta zhvilluar idenë e tyre në biznes. Është një ekip nga Maqeonia e Veriut i cili tashmë po zhvilon rrëfim të suksesshëm biznesi he i cili do të marrë pesë mijë euro mbështetje financiare për ta zhvilluar deri në fund biznesin dhe të riorganizohet. ab/
Foto: МIА