Është parashtruar aktakuzë për vjedhje të kabllove nga rrethi i "Hekuranës", është shkaktuar dëm i instalacioneve publike prej mbi qindra mijëra eurove
- Prokuroria themelore publike Shkup, pas hetimit të kryer, sot parashtroi Aktakuzë kundër tre personave, të cilët si bashkëkryes, kryen veprën penale - Vjedhje e rëndë nga objekte dhe të instalacioneve publike të cilat janë me rëndësi të veçantë për sigurinë e njerëzve dhe pronës në pajtim me nenin 236 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 pika 1 të Kodit penal.
Shkup, 1 nëntor 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup, pas hetimit të kryer, sot parashtroi Aktakuzë kundër tre personave, të cilët si bashkëkryes, kryen veprën penale - Vjedhje e rëndë nga objekte dhe të instalacioneve publike të cilat janë me rëndësi të veçantë për sigurinë e njerëzve dhe pronës në pajtim me nenin 236 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 pika 1 të Kodit penal.
Të akuzuarit, siç ceket në deklaratë, së bashku me persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar, në periudhën nga marsi deri në fillim të majit të këtij viti, nga zona e fabrikës "Hekurana" në Shkup, përkatësisht nga objekti "Polukonti-IGM" dhe tunelet nëntokësore nëpër të cilat kalojnë kabllot e furnizimit me energji elektrike, kanë marrë disa kilometra kabllo të tensionit të lartë dhe të mesëm në pronësi të personave juridikë të dëmtuar AD ESM - ELECTRONIKAT RSM - Dega Energjetike Shkup dhe MakStil AD Shkup, në një vlerë të përgjithshme prej rreth 440 mijë eurove.
Disa herë, përmes hapjeve me shkallë që çojnë drejt tuneleve nëntokësore, të akuzuarit kanë hyrë në uzinën "Polukonti-IGM" dhe, pasi janë siguruar me një kamera që kabllot nuk ishin nën tension, i kanë prerë ato me një mulli baterish dhe i kanë ruajtur në hyrje të tuneleve. Për shkak të veprimeve të tyre, më 9 prill, në nënstacionin TS Jug shpërtheu një zjarr, i cili shkaktoi dëme shtesë në instalimet publike, riparimi i të cilave kërkoi më shumë se 100 mijë euro, dhe prodhimi dhe shpërndarja e planifikuar e energjisë elektrike për përdoruesit fundorë të energjisë elektrike për periudhën e riparimit të defekteve, me vlerë rreth 60 mijë euro, nuk është realizuar.
Prokuroria shton se më 6 maj, të tre të akuzuarit së bashku, në një automjet Volksvagen Golf, kanë ardhë në objekt dhe kanë përgatitur kabllot për transport. Megjithatë, kur u godit nga një kabllo, njëri prej të dyshuarve u plagos dhe të tre shkuan fillimisht në Qendrën rrgjente "Nëna Terezë", ku iu diagnostikuan lëndimet dhe iu ofrua ndihma mjekësore. Më pas të tre u kthyen në objekt, morën mjetet që kishin lënë dhe u përpoqën të largoheshin nga vendi, por u kapën dhe u privuan nga liria menjëherë pasi dolën nga rrethrrotullimi i "Hekuranës".
Prokurori publik, i parashtroi propozim Gjykatës themelore penale Shkup për të zgjatur masën e paraburgimit të përcaktuar më parë për të tre të akuzuarit, pasi rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit te dëshmitarët dhe rreziku që ata ta përsërisin krimin ende ekzistojnë si baza për të cilat kjo masë u kërkua dhe u caktua fillimisht. ab/