• петок, 05 декември 2025

Çdo vit rritet numri i pacientëve me kancer në prostatë, është e domosdoshme të mos injorohen kontrollet parandaluese

Çdo vit rritet numri i pacientëve me kancer në prostatë, është e domosdoshme të mos injorohen kontrollet parandaluese

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Nga numri i përgjithshëm i pacientëve në Klinikën universitare për Radioterapi dhe Onkologji vitin e kaluar, gjysma gjegjësisht 2,540 pacientë janë të gjinisë mashkullore, tregojnë të dhënat statistikore të Klinikës. Sëmundjet më të shpeshpa malinje tek gjinia mashkullore janë kanceri në prostatë, në sistemin digjestiv dhe në mushkëri. Vitin e kaluar kemi përfunduar me 494 pacientë të rinj të regjistruar me kancer në prostatë. Çdo vit për 30 deri në 40 pacientë rritet numri i pacientëve të regjistruar të rinj me kancer në prostatë, deklaroi sot drejtori i Klinikës universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Igor Stojkovski.

Kanceri në mushkëri, theksoi ai është 2,6 herë më i shpeshtë tek burrat sesa tek gratë, kanceri në sistemin digjestiv është dy herë më frekuentues tek burrat sesa tej gratë, kanceri në fshikëzën e urinës pesë herë më shumë paraqitet tek burrat sesa tek gratë, ndërsa kanceri në fyt është 25 herë më i shpeshtë tek burrat sesa tek gratë. Potencoi se vitin e kaluar kanë pasur vetëm katër gra me kancer në fyt dhe 102 burra me kancer në fyt.         

"Rekomandohet që ë dekadën e pestë të fllohet me skrining kontrole për karcinom në prostatë. Ulet kufiri i moshës edhe tek popullata më e re paraqitet sëmujndja. Kanceri i mushkërive, fshikzës së urinës dhe fytit tek gjinia mahskullore ndërlidhet me duhanpirjen, shtoi doktor Stojkovski para fillimit të panel diskutimit "Hap drejt shëndetit mashkullor" - Perspektiva onkologjike dhe klinike", që po mbahet në organizim të Shoqatës Hemanonko kushtuar pacientëve me kancer dhe kujdestarëve të tyre.

Ana Marjanoviq nga Shoqata Hemanko tha se me vite kujdesen që të ngrihet vetëdija tek burrat dhe gratë për atë se sa janë të rëndësishme kontrollet për arsye që dy për qind nga këto tre kancere për të cilat do të flasin në 99 për qind janë të mjekueshme nëse diagnostikohen në fazën e parë dhe u bëjnë thurrje burrave që të bëjnë vetëkontrolle kur bëhet fjalë për testikuj. Theksoi se burra të moshës mbi 50 vjeç të paraqiten në urolog, ndërsa nëse kanë simptoma edhe më herët.

Prandaj, potencoi ajo konsideroj se zgjidhja dhe detektimi i kancereve në fazat më të hershme është skrining programe të domosdoshme nga të gjitha fushat dhe mushkëritë dhe prostatta, me çka dukshëm do të ulet numri i të sëmurëve në Maqedoni.

"Nëntori është muaji dedikuar ngritjes së vetëdijes për shëndetin e burrave, por edhe gjithë vitin vazhdojmë të punojmë në parandalimin dhe ngritjen e vetëdijes tek popullata. Një nga problemet kryesore kur flasim për shëndetin e burrave dhe mosinteresimin e tyre absolut që të punojnë në shëndetin e tyre personal nga arsyeja që kanë tendencën t'i injorojnë simptomat dhe ardhjen në mjek edhe statistikat tregojnë se ata gjashtë deri në tetë herë paraqiten më vonë në mjek për dallim nga gratëë gjatë paraqitjes së smptomave të para", shtoi Marjanoviq.

Drejtori i ISHP Shtëpisë shëndetësore "Zhelezniçar", Spase Janev tha se si punonjës shëndetësorë duhet të punojnë më shumë në ngritjen e ndërgjegjës sidomos tek popullata mashkullore për shkuarje në kontrolle të rregullta parandaluese. 

Sipas tij, reformat në sistemin shëndetësor janë çështja më e rëndësishme dhe u bën thirrje kolegëve që kontrolelt të organizohen në nivel të skriningut dhe fushatës nacionale dhe të arrihet vetëdijësimi tek çdo qytetar. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан