Zëvendëskryeministri Stoillkoviq u takua me ministren serbe të Ekonomisë Mesaroviq, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi
- Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot u nënshkrua memorandum për bashkëpunim me Republikën e Serbisë. Memorandumi u nënshkrua nga ana e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq dhe nënkryetares së Qeverisë serbe dhe ministre e Ekonomisë, Andrijana Mesaroviq.
Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot u nënshkrua memorandum për bashkëpunim me Republikën e Serbisë. Memorandumi u nënshkrua nga ana e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq dhe nënkryetares së Qeverisë serbe dhe ministre e Ekonomisë, Andrijana Mesaroviq.
Paraprakisht, zëvendëskryeministri Stoillkoviq dhe ministrja serbe e Ekonomisë Mesaroviq realizuan takim të përbashkët ku u bisedua për bashkëpunimin bilateral dhe intensifikimin e tij.
Nënshkrimit të Memorandumit i parapriu biznes forumi i cili u mbajt në hotelin "Aleksandar Palas", ku ishin të pranishme mbi 200 kompani dhe së paku 300 pjesëmarrës.
Gjatë vizitës së djeshme të Stoillkoviqit dhe Mesaroviqit në kompaninë "Pekabesko" dhe bodrumin e verës "Kamnik" u vlerësua se poteciali për bashkëpunim mes dy shteteve është i madh posaçërisht në pjesën e industrisë ushqimore dhe se tendenca është të rritet shkëmbimi. ab/
Foto: Qeveria