Zvogëlohet prodhimi total i produkteve pyjore në pyjet shtetërore
- Prodhimi total i produkteve pyjore në pyjet shtetërore në tremujorin e tretë të vitit 2025 është 139. 342 metër kub dhe në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024, është zvogëluar për 4,3 për qind. Siç informon Enti Shtetëror i Statistikës, prodhimi i druve të zjarrit është 107.866 metra kub, ndërsa i trungjeve 28.946.
Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Prodhimi total i produkteve pyjore në pyjet shtetërore në tremujorin e tretë të vitit 2025 është 139. 342 metër kub dhe në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2024, është zvogëluar për 4,3 për qind. Siç informon Enti Shtetëror i Statistikës, prodhimi i druve të zjarrit është 107.866 metra kub, ndërsa i trungjeve 28.946.
Rritje e prodhimit pyjor është vërejtur te trungjet e llojeve halore, ndërsa ulja e produkteve pyjore është vërejtur tek shumica e produkteve pyjore.
Në të njëjtën periudhë, shitja e produkteve pyjore arrin në 145.162 metër kub dhe shënon rritje prej 1,0 për qind. qa/
Foto: MIA