Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit në bar, qytetarët bëjnë homazhe
- Zvicra ka shpallur pesë ditë zie pas një zjarri që përfshiu një bar të njohur në qendrën e skive Krans-Montana në natën e Vitit të Ri, ku humbën jetën më shumë se 40 persona, ndërsa 115 të tjerë janë lënduar ndërsa qytetarët i bëjnë homazhe viktimave, ndërsa hetimi dhe identifikimi i viktimave vazhdojnë.
Bern, 2 janar 2026 (MIA) - Zvicra ka shpallur pesë ditë zie pas një zjarri që përfshiu një bar të njohur në qendrën e skive Kran-Montana në natën e Vitit të Ri, ku humbën jetën më shumë se 40 persona, ndërsa 115 të tjerë janë lënduar ndërsa qytetarët i bëjnë homazhe viktimave, ndërsa hetimi dhe identifikimi i viktimave vazhdojnë.
Sipas portalit zviceran 20mintes, flamujt në ndërtesat institucionale të vendit do të ulen në gjysmë shtizë gjatë kësaj periudhe.
Sipas ministrit italian të Punëve të Jashtme Antonio Tajani, numri i viktimave vlerësohet në 47. Ai tha se kishte qenë në kontakt me autoritetet zvicerane gjatë gjithë ditës.
Në një natë të ftohtë në Kran-Montana, qindra njerëz u mblodhën në heshtje mbrëmë, duke vendosur qirinj dhe lule para barit "Konstelejshën" në kujtim të viktimave të zjarrit të tmerrshëm, raporton gazeta zvicerane "Temp".
Gazeta thekson se të lënduarit janë shtruar në spitale në Zvicër, ndërsa disa janë transferuar në mjedise mjekësore në Milano, Paris, Lion dhe Shtutgart, ndërsa hetimi dhe identifikimi i viktimave vazhdojnë sot. Trupat e viktimave janë djegur aq keq sa autoritetet zvicerane thonë se mund të duhen ditë për t'i identifikuar.
Presidenti zviceran Gaj Parmelin e përshkroi zjarrin e mbrëmshëm si një nga ngjarjet më tragjike në historinë e vendit dhe tha se Zvicra ka detyrë të sigurojë që një tragjedi e tillë të mos ndodhte më kurrë, raporton Gardiani.
Aksidenti ka ndodhur gjatë festimeve të Vitit të Ri dhe bari "Konstelejshën" ishte plot me të rinj, përfshirë turistë nga vende të tjera evropiane.
Pothuajse 20 adoleshentë dhe të rinj u lënduan rëndë në zjarr, deklaroi mbrëmë Kler Sharme, drejtoreshë e Spitalit Universitar të Lozanës.
Sipas saj, të paktën 22 nga të lënduarit rëndë në zjarr ishin midis moshës 16 dhe 26 vjeç, raportoi Skaj njuz.
Ata janë dërguar me helikopter në Spitalin Universitar të Lozanës, një nga vetëm dy qendrat mjekësore në Zvicër që trajtojnë djegie të rënda, pranë Cyrihut.
"Shumica e viktimave kanë djegie që mbulojnë më shumë se 20 për qind të trupit të tyre", tha Sharme. Shërimi i tyre, shtoi ajo, do të zgjasë me javë, "nëse jo me muaj".
Sipas dëshmitarëve, zjarri shpërtheu rreth orës 1:30 pas mesnate kur shishe shampanje u hodhën në bar me spërkatës dhe flakë, duke shkaktuar një shpërthim që përfshiu shpejt tavanin dhe zonën përreth.
Zjarri është përhapur shpejt në të gjithë bodrumin, ku po qëndronin shumë të rinj, përfshirë adoleshentë. Dëshmitarët thanë se njerëzit u përpoqën të shpëtonin në panik, por u bllokuan nga shkallët e ngushta.
Zjarri ka shkaktuar panik të madhe dhe skena të tmerrshme, ndërsa shërbimet për raste urgjente dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në kohë rekord. Punonjësit mjekësorë transportuan të lënduarit në spitalet në Sion, Gjenevë, Lozanë dhe Cyrih. Disa të mbijetuar pësuan djegie të rënda dhe lëndime në mushkëri, dhe gjashtë persona janë në gjendje kritike.
Edhe pse shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende plotësisht, hetimi është në vijim.
Foto: EPA