• сабота, 22 февруари 2025

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve është lokalizuar, personat janë evakuuar

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve është lokalizuar, personat janë evakuuar

Kavadar, 20 janar 2025 (MIA) - Zjarri është lokalizuar, personat janë evakuuar, informojnë nga shtëpia e të moshuarave "Doktor Janeski", pasi sot në mëngjes shpërtheu zjarr në objektin në fshatin Çamersko të Kavadarit. 

"Zjarri që e përfshiu pjesën e çatisë është lokalizuar. Të gjithë personat janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm, ku do të qëndrojnë disa ditë", kumtuan nga Shtëpia e të moshuarve. 

 

Ata falënderuan kryetarin Mitko Jançev, zjarrfikëset, ndihmën urgjente mjekësore, drejtoreshën e spitalit dhe të gjithë ata që ndihmuan për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve në shtëpinë, të cilëve tani u është siguruar qëndrimi me të njëjtin shërbim, në një hotel në Kavadari. ls/

Foto: Fesjbuku i Shtëpisë së të moshuarve në Kavadar

 

Остани поврзан