Zjarri në shtëpinë e të moshuarve është lokalizuar, personat janë evakuuar
- Zjarri është lokalizuar, personat janë evakuuar, informojnë nga shtëpia e të moshuarave "Doktor Janeski", pasi sot në mëngjes shpërtheu zjarr në objektin në fshatin Çamersko të Kavadarit.

Kavadar, 20 janar 2025 (MIA) - Zjarri është lokalizuar, personat janë evakuuar, informojnë nga shtëpia e të moshuarave "Doktor Janeski", pasi sot në mëngjes shpërtheu zjarr në objektin në fshatin Çamersko të Kavadarit.
"Zjarri që e përfshiu pjesën e çatisë është lokalizuar. Të gjithë personat janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm, ku do të qëndrojnë disa ditë", kumtuan nga Shtëpia e të moshuarve.
Ata falënderuan kryetarin Mitko Jançev, zjarrfikëset, ndihmën urgjente mjekësore, drejtoreshën e spitalit dhe të gjithë ata që ndihmuan për të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve në shtëpinë, të cilëve tani u është siguruar qëndrimi me të njëjtin shërbim, në një hotel në Kavadari. ls/
Foto: Fesjbuku i Shtëpisë së të moshuarve në Kavadar