• вторник, 15 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zjarri në Koçan e mori viktimën e 61-të, humbi jetën pacienti i cili po mjekohej në Lituani

Zjarri në Koçan e mori viktimën e 61-të, humbi jetën pacienti i cili po mjekohej në Lituani

Shkup, 7 prill 2025 (MIA) - Zjarri në diskotekën "Puls" në Koçan e mori viktimën e 61-të. Ndërroi jetë edhe pacienti i dytë, i cili po mjekohej në Lituani, ndërsa ishte në gjendje kritike që prej fillimit, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Siç theksoi ministri, Aleksandar Gavrillovski (29) u dërgua në Spitalin e Qytetit më 17 mars në gjendje të rëndë, ndërsa nga 4 prilli gjendja e tij filloi të përkeqësohej. 

"Lajm i hidhur, dua t’ju ​​informojë se sot në orën 11 ka ndërruar jetë pacienti i dytë, i cili po mjekohej në Lituani, 29-vjeçar, i cili ishte në gjendje kritike që prej fillimit. Është dërguar nga Spitali i Qytetit më 17 mars. Gjendja e tij ishte e rëndë, ndërsa që nga 4 prilli po përkeqësohej edhe më shumë, e prej dje ishte në dializë", deklaroi Taravari.

Potencoi se Gavrillovski ishte një nga pacientët me gjendje më të rëndë, me 35 për qind djegie të shkallës së tretë, si dhe djegie në rrugët e frymëmarrjes.

"Aleksandar Gavrillovski kishte 35 për qind djegie të shkallës së tretë, djegie në rrugët e frymëmarrjes dhe ishte një nga pacientët me gjendje më të rëndë. Dy të tjerët janë aktualisht në gjendje kritike, por në gjendje të qëndrueshme. Shpresojmë që të jenë më mirë", tha Taravari.

Ky është pacienti i dytë që ndërroi jetë nga gjithsej 193, të cilët po mjekoheshin jashtë vendit, shtoi ministri, duke theksuar se dy pacientë tjerë edhe më tej mbeten në gjendje kritike.

Për momentin jashtë vendit po mjekohen gjithsej 66 pacientë, ndërsa në vend ndodhen dhjetë pacientë.

"Për momentin jashtë vendit po mjekohen gjithsej 66 pacientë, ndërsa në vend 10 pacientë. Pjesa tjetër e pacientëve, përveç atyre dy në gjendje kritike, nuk kanë probleme të tjera serioze. Shpresojmë që të mos kemi më lajme tjera të këqija", tha Taravari. rq/bsh/

Foto: printskrin

Остани поврзан