• понеделник, 02 јуни 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në VK Tabanoc këtë fundjavë hyrje dhe dalje kanë realizuar pothuajse 37 000 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Në VK Tabanoc këtë fundjavë hyrje dhe dalje kanë realizuar pothuajse 37 000 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kumanovë, 14 prill 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc fundjavën e kaluar kanë hyrë dhe kanë dalë pothuajse 37 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në periudhën e njejtë hyrje dhe dalje kanë realizuar mbi 32 mijë shtetas të huaj, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga atje informojnë se në periudhln prej 11 prillit deri më sot kanë hyrë 23 139, ndërsa kanëd alë 13 845 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Në periudhën e njejtë kanë hyrë 19 679, ndërsa kanë dalë 12 891 shtetas të huaj.

Para fundjavës festive filluan të kthehen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët punojnë në vendet e Evropës Perëndimroe. Pjesa mëe  madhe e tyre kthehen mu para Pashkëve për t'i kaluar festat me më të afërmit. ab/

Foto МIА arkivi

Остани поврзан