Zjarrfikësit mbërritën në "Puls" pesë minuta pas njoftimit për zjarr, kishte të bllokuar shumë persona dhe menjëherë kishin filluar t'i nxirrnin
- - Brigada e zjarrfikësve njoftimin për zjarr në diskotekën “Puls” në Koçan e mori në orën 2:35 të mëngjesit, ndërsa zjarri u shua rreth orës 4 të mëngjesit. Zjarrfikësi Bllagoj Paunov, i cili me një koleg tjetër mbërriti si automjeti i parë i zjarrfikës, në gjykimin e sotëm për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, dëshmoi se kur mbërritën në vendngjarje pesë minuta pas njoftimit, kishte shumë njerëz të bllokuar dhe vetëm pak tym që dilte nga sipër derës së hyrjes, ndërsa ata nuk mund ta shihnin zjarrin, pas çka filluan t'i nxirrnin në përputhje me procedurën, duke theksuar se punonin në ekipe të përziera të zjarrfikësve, nëpunësve të policisë, rojeve të sigurisë dhe civilëve, sepse secili person nuk mund të bënte asgjë vetëm, ndërsa të paktën dy ose tre ishin të nevojshëm për të nxjerrë një person.
Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Brigada e zjarrfikësve njoftimin për zjarr në diskotekën “Puls” në Koçan e mori në orën 2:35 të mëngjesit, ndërsa zjarri u shua rreth orës 4 të mëngjesit. Zjarrfikësi Bllagoj Paunov, i cili me një koleg tjetër mbërriti si automjeti i parë i zjarrfikës, në gjykimin e sotëm për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, dëshmoi se kur mbërritën në vendngjarje pesë minuta pas njoftimit, kishte shumë njerëz të bllokuar dhe vetëm pak tym që dilte nga sipër derës së hyrjes, ndërsa ata nuk mund ta shihnin zjarrin, pas çka filluan t'i nxirrnin në përputhje me procedurën, duke theksuar se punonin në ekipe të përziera të zjarrfikësve, nëpunësve të policisë, rojeve të sigurisë dhe civilëve, sepse secili person nuk mund të bënte asgjë vetëm, ndërsa të paktën dy ose tre ishin të nevojshëm për të nxjerrë një person.
Paunov i cili ishte kujdestar atë natë, deklaroi para gjykatës se njoftim për zjarrin kishin pranuar në orën 2:35, pas çka për pesë minuta ishin në vendin e ngjarjes si automjet i parë me kolegun Dejan Georgiev, dhe filluan me nxjerrjen e personave të bllokuar në diskotekë. Pastaj si automjet i dytë kishte mbërritur edhe komandanti i ndërrimit dhe edhe një koleg, ndërsa pas tyre edhe kolegët e tjerë me edhe dy automjete.
“Me të mbërritur në vendngjarje, na drejtuan nëpunësit e policisë dhe na bënë vend për të parkuar menjëherë pranë diskotekës. Kur dolëm, kishte shumë njerëz në parking, shumë prej të cilëve kishin rënë. Kishte edhe njerëz që kishin rënë në shkallë, dhe disa njerëz të bllokuar te dera e përparme që kërkonin ndihmë”, deklaroi zjarrfikësi Paunov.
Kur mbërritëm në vend, thotë, kishte vetëm pak tym si dilte nga dera e hyrjes, ne nuk mundëm ta shihnim zjarrin. Nga përvoja mendoj ishte mbytës dhe për shkak të mungesës së oksigjenit nuk ka mundur të përhapej zjarri.
“Por procedura jonë standarde është se përparësia më e lartë është shpëtimi i jetëve njerëzore. Nuk pamë flakë, na u desh t'i nxirrnim njerëzit jashtë. Dhe kur mbërriti ekipi i dytë, ata i nxorën të parët jashtë, sepse nuk mund të linin radhën. Menjëherë filluam të nxirrnim njerëzit e bllokuar në derën e përparme. Kur nxorëm një person, na u desh të kërkonim ndihmë nga policia dhe dy roje sigurie dhe civilë. Dhe kështu në ekipe të përziera filluam të nxirrnim fëmijët. Ata më të dobëtit ishin më të lehtë, dhe ata më të mëdhenjtë ishin më të vështirë, dhe të gjithë reaguan ndryshe. Disa ishin të tërbuar, në shok dhe konvulsione, dhe na u desh t'i çonim në parking. Të tjerë, nga paniku, na shkelën ne dhe fëmijët e tjerë për të dalë. Kur e zvogëluam numrin, në atë moment vura re tashmë se kishte mbërritur ambulanca, si dhe më shumë civilë dhe se ata filluan t'i çonin në spital”, deklaroi dëshmitari.
Pasi iu tha se kishte njerëz të bllokuar edhe biletari, zjarrfikësi tha se ai hyri me forcë dhe gjeti mbi dhjetë persona të shtrirë në biletari dhe që nuk jepnin asnjë shenjë.
“Dola dhe kërkova ndihmë. Pasi i nxorëm të gjithë kishte derë tjetër, më e vogël në të cilën shumë fëmijë ishin bllokuar. Kur dolëm tashmë hetova se kanë mbërritur të gjithë kolegët e mi dhe ishin lëshuar të gjitha linjat dhe kishte filluar shuarja”, deklaroi dëshmitari.
Pastaj kishte hyrë brenda, sepse u kishin thënë se ka të bllokuar edhe në tualet, dhe prej aty ka filluar të nxjerrë persona të bllokuar.
“Pastaj isha tashmë i rraskapitur dhe nuk mund të nxirrja më njerëz jashtë, kështu që kërkova zëvendësim dhe fillova të shuaja zjarrin. Në fund të ndërhyrjes, mendoj se u nxorën edhe dy ose tre trupa të tjerë, të cilët ishin djegur”, deklaroi dëshmitari.
Zjarrfikësi tha se nuk e ka parë personalisht orën, por zjarri, nga biseda me kolegët ishte shuar në orën 4.
Prokuroria, para fillimit të seancës së sotme gjyqësore, u deklarua në lidhje me propozimin për të akuzuarin Bekim Haxhiu, duke i propozuar Gjykatës, nëse ka dokumentacion të mjaftueshëm medicinal, sepse ata nuk kanë, atëherë të bëjë zëvendësim të masës me më të lehtë.
Gjykata pas kësaj, paralajmëroi se do të deklarohet më tutje.
Në fund të seancës së kaluar, avokatja e nëpunësit të akuzuar në Ministrinë e Ekonomisë, Bekim Haxhiu, avokatja Sofia Laliçiq, kërkoi që klientit të tij t’i hiqet masa e paraburgimit.
Sipas Laliçiç, Haxhiu është i vetmi nga Ministria e Ekonomisë në paraburgim dhe në shumë raste gjatë 10 muajve të kaluar ishte ofruar garanci .Herën e fundit u ofrua garanci prej një milion e 260 mijë eurosh në pasuri të paluajtshme, të cilën ai theksoi se e siguruan familja dhe miqtë e Haxhiut.
Avokatja Ivana Kocevska, avokate mbrojtëse e të akuzuarit të parë, pronarit të diskotekës Puls, Dejan Jovanov Deko, reagoi para Gjykatës për atë që ndodhi në seancën e mëparshme kur, siç tha ajo, u ushtrua presion i drejtpërdrejtë mbi dëshmitarin nga Prokuroria, gjë që më pas shkaktoi deklarata të paqarta, linçim publik dhe frikë tek çdo dëshmitar që vjen të dëshmojë në të ardhmen.
Rastin e udhëheq gjykatësje Dijana Gruevska Ilievska dhe gjendet në procedurë dëshmuese me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria.
Për seancën e sotme, siç është paralajmëruar, duhet të dëgjohen edhe katër dëshmitarë.
Në fillim të procesit, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev theksoi se gjykimi është një hap drejt konfirmimit të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën - kush ka lejuar, kush ka heshtur dhe kush nuk parandaloi të ndodh tragjedia në "Puls". Ai tha se nuk është e rëndësishme vetëm kush e ka ndezur zjarrin, por edhe kush pati mundësi ta parandalojë, duke theksuar se tragjedia nuk është rezultat vetëm i mjeteve piroteknike, por edhe i lëshimeve sistematike shumëvjeçare, heshtjes institucionale dhe mungesës së kontrollit që e shndërruan diskotekën në "kurth të vdekjes”.
Janev theksoi se kërkohet drejtësi, jo si hakmarrje, por si pasojë e mosndëshkimit dhe detyrës së lënë pas dore. Shumica e të akuzuarve përmes avokatëve të tyre, e kontestuan bazën e aktakuzës. Mbrojtësit e tyre pohojnë se të akuzuarit nuk kanë ndërmarrë veprime që mund të kishte çuar në zjarr, se ata posedonin dokumentacion valid dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale, ndërsa jo faj individual.
Në fjalën hyrëse, mbrojtja e të akuzuarit të parë pronar i diskotekës "Puls", Dejan Jovanov, theksoi se edhe pas nëntë muajsh paraburgim nuk mund të besojë në tragjedinë dhe si prind asnjëherë nuk do të lejonte kushte të pasigurta në klub. Djali i tij, i akuzuari i tretë Mihail Jovanov, përmes mbrojtjes pohoi se kundër tij nuk ka asnjë dëshmi dhe se është akuzuar vetëm sepse është anëtar i familjes Jovanovi.
Të gjithë të akuzuarit tjerë deklaruan se nuk ndjejnë faj për veprën për të cilën akuzohen.
Më 16 mars 2025, gjatë një paraqitjeje nga grupi "DNK" në diskotekën "Puls" në Koçan, shpërtheu zjarr në të cilin vdiqën 63 persona dhe u lënduan mbi 200. Kishte më shumë njerëz se numri i lejuar në objekt, përfshirë të mitur, dhe u aktivizuan pajisje piroteknike pa leje. Objekti funksionoi ilegalisht për më shumë se një dekadë, pa kushte minimale teknike, me rindërtime pa leje dhe pa një sistem mbrojtjeje nga zjarri. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s