Zjarr në një barakë të braktisur në lagjen Aerodrom
- Një zjarr ka shpërthyer sot në një barakë të braktisur në rrugën “Kosta Novakoviq”, përballë "Kolegjit amerikan" në komunën e Aerodromit.

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) – Një zjarr ka shpërthyer sot në një barakë të braktisur në rrugën “Kosta Novakoviq”, përballë "Kolegjit amerikan" në komunën e Aerodromit.
Zjarri është vënë nën kontroll, informuan për MIA-n nga Brigada kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit.
Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë tre makina kundër zjarreve me dhjetë zjarrfikës.
Foto: MIA