Zjarr i madh në qendrën tregtare në lagjen "5 Maji" në Tiranë
- Zjarri që e përfshiu qendrën tregtare "5 Maji" në Tiranë është vendosur nën kontroll pas rreth katër orë intervenim intensiv të shërbimit zjarrfikës, por tërësisht nuk u lokalizua.
Tiranë, 9 janar 2026 (MIA) - Zjarri që e përfshiu qendrën tregtare "5 Maji" në Tiranë është vendosur nën kontroll pas rreth katër orë intervenim intensiv të shërbimit zjarrfikës, por tërësisht nuk u lokalizua.
Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë numër i madh i zjarrfikësve dhe automjeteve, ndërsa janë tërhequr edhe ato që kanë qenë në Durrës të angazhuar në ballafaqimin me përmbytjet.

U kërkua ndihmë edhe nga armata dhe zjarrfikësit nga Elbasani dhe Vora.
Situata në këtë moment është më e qetë, ndërsa për shkaqe sigurie energjia elektrike është shkyçur në rajon.
Autoritetet konfirmojnë se nuk ka të lënduar, por dëmi material është shumë i madh.
t
Zjarrfikësit vazhdojnë ta ndjekim vendin e zjarrit për të shmangur aktivizimin sërishëm të të flakës, ndërsa shkaqet për zjarret do të konfirmohen pas ekspertizës zyrtare.
Flaka është përhapur në rreth 50 shitore dhe disa depo në zonën industriale dhe komerciale të kryeqytetit shqiptar.

Sipas raporteve, zjarri ka përfshirë shitore dhe depo nga tregu për veshmbathje të dorës së dytë, të cilat gjenden në lagjen "5 Maji", njoftojnë mediumet shqiptare. bsh/
Foto: MPB