• петок, 21 февруари 2025

Zhernovski revokohet nga detyra e ambasadorit në Rumani

Zhernovski revokohet nga detyra e ambasadorit në Rumani

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Andrej Zhernovski revokohet nga detyra e ambasadorit në Rumani. Siç publikoi Zhernovski, pa kurrfarë njoftimi paraprak, informacionin e ka kuptuar në mënyrë jozyrtare pas shpalljes së tij në "Gazetën zyrtare".

"Ende nuk mund t'i kalojnë tri raundet dhe disfatën në Qendër. Nga njoftimi në "Gazetën Zyrtare" mësova se jam revokuar nga detyra si ambasador i vendit tonë në Rumani, pa asnjë informacion paraprak, gjë që është në kundërshtim me procedurat bazë të parashikuara në Kushtetutë dhe Ligj. Tragjikomike! Pas 192 ditësh pasi u ktheva në vend për "konsultime", gjatë të cilave u shkel brutalisht Ligji për Punët e Jashtme, mësova për këtë vendim krejtësisht jozyrtarisht. Është e qartë se arsyetimi partiak është edhe një herë më i fortë se ligjet dhe diplomacia", ka bërë të ditur Zhernovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Dekreti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova për tërheqjen e Zhernovskit është i datës 14 shkurt të këtij viti.

Zhernovski si kandidat për ambasador të ri në Rumani u paraqit para Komisionit kuvendor për politikë të jashtme në nëntor të vitit 2023, ndërsa letrat akreditive, zyrtarisht i dorëzoi në mars të vitit 2024. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан