Zgjerohet hetimi për rastin "Aditivët", të dyshuar edhe tetë persona tjerë, ndërsa tre të dyshuarit më parë akuzohen edhe për pastrim parash
- Tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi sot janë arrestuar, ndërsa është kryer bastisje në një lokacion në Veles në kuadër të procedurës hetimore për rastin “Aditivët” me çka është zgjeruar procedura nën udhëheqjen e prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të cilët po veprojnë në rastin", njoftojnë Prokuroria Publike.

Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - Tetë persona nga Manastiri, Kërçova dhe Velesi sot janë arrestuar, ndërsa është kryer bastisje në një lokacion në Veles në kuadër të procedurës hetimore për rastin “Aditivët” me çka është zgjeruar procedura nën udhëheqjen e prokurorëve nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të cilët po veprojnë në rastin", njoftojnë Prokuroria Publike.
"Si rezultat i provave të siguruara është dhënë urdhër tjetër për kryerjen e procedurës hetimore ndaj 11 personave për të cilët dyshohet se tre persona të përfshirë nga hetimi i mëparshëm kanë kryer edhe veprën penale të “pastrimit të parave” dhe produkte të tjera të krimit. Për të njëjtën vepër dyshohen edhe pesë persona të tjerë, nga të cilët i dyshuari i parë akuzohet edhe për veprën “bashkim kriminal”. Tre persona të përfshirë në procedurën hetimore akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Njëkohësisht, përveç katër personave juridikë penalisht përgjegjës, rasti përfshin edhe një person juridik, pronari dhe menaxheri i të cilit është i dyshuari i parë”, thonë nga PTHP.
Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, thuhet në kumtesë, Prokuroria do t’i propozojë gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup masë paraburgimi ndaj të dyshuarit të parë dhe masë parandaluese për tetë të dyshuarit e mbetur, ndërsa për tre të dyshuarit të cilët tashmë janë nën hetimi, masat e vendosura më parë për sigurimin e pranisë.
Në ndërkohë, me propozim të prokurorisë, janë ngrirë shtesë 22.399.953,00 denarë dhe një automjet në vlerë prej 4.735.000,00 denarë. qa/
Foto: arkivi i MIA-s