• петок, 21 февруари 2025

Zgjedhjet në Kosovë: Bazuar në 88 për qind të votave të numëruara, Vetëvendosje ka fituar 41,29 për qind të votave

Zgjedhjet në Kosovë: Bazuar në 88 për qind të votave të numëruara, Vetëvendosje ka fituar 41,29 për qind të votave

Prishtinë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Sipas të dhënave më të reja të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, bazuar në 88 për qind të votave të numëruar, në zgjedhjet e djeshme parlamentare udhëheq Vetëvendosja me 41,29 për qind të votave. 

Në vendin e dytë është Partia Demokratike e Kosovës me 21,83 për qind, ndërsa në vendin e tretë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17,74 për qind të votave. 

Në vendin e katërt ndodhet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,68 për qind të votave. 

Dita e zgjedhjeve e cila kaloi pa asnjë incident, mbetet në hijen e dështimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shpallur në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve për partitë politike. Edhe pse Ligji i ri zgjedhor parasheh shpalljen e rezultateve preliminare të partive në kohë rekord, kjo nuk ndodhi.

Platforma onlajn e KQZ-së ishte në funksion më shumë se tre orë. 

Fillimisht u publikua se janë numëruar më shumë se 23 për qind e votave, ndërsa më vonë se janë numëruar më shumë se 50 për qind, po ka pasur mospërputhje në mes të numrit të përgjithshëm të votave dhe atyre në komuna të caktuara, raportojnë mediat kosovare.

Të dhënat e para të publikuara nga KQZ-ja në platformën onlajn kanë shkaktuar reagime të shumta, pasi treguan fitoren e Vetëvendosjes me më shumë se 55 për qind. Përfaqësuesit e KQZ-së më vonë publikuan se ka pasur problem teknik, se ueb faqja ka pasur mbingarkesë të sistemit për shkak të interesimit të madh. qa/

 

Тагови

Остани поврзан